Kur diçka nuk shkon si duhet, është shumë vështirë t’i kontrollojmë emocionet tona dhe në atë moment ato nuk duken krejt si çështje të zgjedhjes. Është e logjikshme që do të jeni të shqetësuar dhe do ta ndieni zemërimin, trishtimin apo do të ndiheni fajtorë lidhur me disa situata negative, prandaj është normale që t’i shfaqni ato ndjenja?
Jo edhe aq. Psikologët theksojnë se lumturia është vetëm një çështje e vendimit dhe e zgjedhjes, jo diçka që është e diktuar nga rrethanat e jashtme. Kështu, çdo situatë është pikërisht ashtu siç e shohim ne – në vetvete ajo nuk është as e mirë dhe as e keqe. Me fjalë të tjera, sjellja negative mund të duket si një zgjidhje dhe reagim i logjikshëm, por kjo nuk do të thotë se ne duhet ta miratojmë atë.
Nuk është aq lehtë të jesh optimist dhe ta shikosh vazhdimisht anën pozitive të jetës, por me pak ushtrime dhe trajnim mendor, kjo është e mundur.
Optimisti nuk është njëjtë si naivi
Me gjithë besimin e popullarizuar, optimistët nuk janë njerëz naivë, të cilët e shikojnë botën me syze rozë. Duhet qenë "optimist realist", thonë ekspertët.
"Shumë njerëz mendojnë se njerëzit që mendojnë pozitivisht e shohin vetëm anën e mirë dhe e injorojnë çdo gjë tjetër. Megjithatë, në qoftë se shkoni në atë drejtim, edhe kjo nuk është mirë. Optimistët realistë janë në fakt të vetëdijshëm për aspektet negative, por ata kanë vendosur ta përqendrojnë energjinë e tyre në atë anë të jetës e cila do t’u sjellë ndjenja dhe rezultate pozitive", shpjegon Joffrey Suprina, psikolog në Universitetin Argosy.
Ushtrojeni vetëdijen
Dallimi në mes të pesimistit dhe optimistit qëndron edhe në mënyrën se si e perceptojnë mjedisin. Suprina shpjegon se si optimistët i përjashtojnë automatikisht mendimet negative që shfaqen.
"Për shumicën e mendimeve negative që shfaqen në përgjithësi nuk jemi fare të vetëdijshëm. Njerëzit të cilët mendojnë pozitivisht janë të vetëdijshëm për këto mendime dhe ata dirigjojnë me to – nuk i lejojnë që t’i tërheqin me vete në ‘vrimën e lepurit të negativitetit’, por i kapin dhe i transformojnë", shpjegon Suprina.
Shmangni emërtimin e mendimeve tuaja dhe vendosjen e "etiketës" në to
Për ta arritur një gjendje të mendjes në të cilën mund të jemi optimist, duhet të lirohemi nga nevoja për të gjykuar.
"Shoqëria jonë ka tendencë që automatikisht ta vërë etiketën e mirë apo të keqe në fenomene, njerëz apo ngjarje të caktuara. Duhet kuptuar se këto mendime negative janë vetëm mendime dhe se ato nuk e përfaqësojnë gjendjen aktuale të gjërave", thotë Suprina.
Duke vënë etiketa në mendimet e caktuara ju e caktoni një diagnozë të imagjinuar dhe u jepni fuqi mendimeve dhe proceseve negative.
Ushqejeni pozitivitetin tuaj: emocione pozitive – mendime pozitive
Meditimi, shkrimi, mbajtja e ditarit, koha e kaluar me miqtë dhe familjen… emocionet pozitive prodhojnë mendime pozitive.
Rrethojeni veten me njerëz pozitivë
Situatat dhe njerëzit toksikë më së shumti ndikojnë në gjendjen e mendjes sonë, ndërsa stresi në fakt është ngjitës (infektues) – sa më shumë ka stres rreth jush, aq më shumë do të jeni të ekspozuar dhe të ndjeshëm ndaj mendimeve negative.
Nga ana tjetër, studime të shumta kanë treguar se edhe lumturia është ngjitëse! Sigurohuni që rreth vetes gjithmonë të keni njerëz që sjellin qetësi, ngrohtësi dhe ndjenja pozitive në jetën tuaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës