Oppo Reno lansohet me modelin 5G dhe atë me 10x zmadhim optik (FOTO)

Oppo ka lansuar linjat e reja të pajisjeve telefonike Reno, dje në një ngjarje në Cyrih. Quajtur Reno, seria e re përbëhet nga tre pajisje - Reno 5G, Reno 10x Zoom dhe Reno. Të tre pajisjet vijnë në ngjyrat Ocean Green dhe Jet Black.

Telefoni premton të përfitojë nga super-shpejtësia e gjeneratës së ardhshme, kur të filloj të përdoret, më vonë këtë vit.

Oppo ka njoftuar çmimet evropiane në ngjarjen e lansimit të Cyrihut. Oppo Reno fillon nga € 499, Reno 10x Zoom kushton € 799 dhe varianti Reno 5G do të kushtoj € 899. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































