LAJMI I FUNDIT:

Oppo Reno Ace mund të mbushë baterinë nga zero deri në 100 për qind, brenda vetëm 30 minutave

Oppo Reno Ace mund të mbushë baterinë nga zero deri në 100 për qind, brenda vetëm 30 minutave

Smartfoni i ri nga Oppo, Reno Ace pritet të jetë shumë i kërkuar në treg, meqenëse për vetëm 30 minuta, mund ta mbushë baterinë nga zero deri në 100 për qind.

I mjaftojnë vetëm pesë minuta, që ta mbushë baterinë deri në 27 për qind, që i ofron përdorim deri në dy orë, transmeton Telegrafi.

Kjo falë teknologjisë së re SuperVOOC 2.0 të Oppo, e cila rrit fuqinë e mbushjes në 65W dhe kontrollon me zgjuarsi tensionin dhe rrymën për të optimizuar baterinë nga 90 për qind në 100 për qind më shpejt. Mbushja e shpejtë e baterisë, ka qenë një element kryesor i telefonave të Oppo me vite.


Telefoni inteligjent i kompanisë F9, i lansuar më 2016, kishte një nga kohët më të shpejta të mbushjes, nëpërmjet teknologjisë që mund të ngarkojë një bateri 2,800mAh nga 0-100 për qind në 15 minuta. Por Reno Ace ka një bateri shumë më të madhe, me kapacitet 4,000mAh.

Nëse pretendimet e Oppo janë të sakta, ky do të jetë telefoni i prodhuar me ngarkimin më të shpejtë dhe me kohën e ngarkimit që shkurton shumë dhe lehtëson problemet e jetës së baterisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet

Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori