LAJMI I FUNDIT:

Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd

Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve në Beograd.

“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni.

Nga ky koalicion po ashtu kërkuan “pastrimin e listës zgjedhore”.


Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviq, deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij ka fituar në kryeqytetin serb, Beograd, dhe se ai beson se Aleksandar Shapiq, do të jetë “kryetari i ri apo i vjetër” i qytetit.

Partia e Vuçiqit i ka humbur zgjedhjet në Beograd?
Lexo po ashtu Partia e Vuçiqit i ka humbur zgjedhjet në Beograd?

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e lokale.

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 57.65 për qind.

Sipas rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 50.42 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkaq lista “Serbia kundër dhunës” ka fituar 19.25 për qind.

E treta është lista “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë” me 7.19 për qind të votave.

Në vendin e katërt është lista “Shpresë për Serbinë” me 4.45 për qind të votave, pasuar nga “Ne – Zëri i popullit” me 4.06 për qind.

Ndërkaq, “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 0.79 për qind të votave. Kjo listë pritet të fitojë një ulëse në Parlamentin serb.

Në këto zgjedhje, banorët serbë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Serbisë për të votuar. Kjo pasi votimet nuk janë lejuar të mbahen në territorin e Kosovës, krahasuar me vitet më parë.

Ata kanë mundur të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë – në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Incident tjetër, pasi opozita shkoi për të parë se “çfarë po bën partia e Vuçiqit me votuesit nga vendet fqinje" që votojnë në Beograd
Lexo po ashtu Incident tjetër, pasi opozita shkoi për të parë se “çfarë po bën partia e Vuçiqit me votuesit nga vendet fqinje" që votojnë në Beograd

Qeveria e Kosovës kishte kërkuar që shteti i Serbisë t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbajtje të zgjedhjeve, por Beogradi zyrtar nuk ka vepruar ashtu, meqë nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i ka grumbulluar votat. Ato vota, më pas, janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Zgjedhjet e 17 dhjetorit ishin të pestat të organizuara në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Amerika
SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Kalo në kategori