Opozita në Maqedoninë e Veriut e quan alibi marshin e qeverisë për drejtësi
Marshi për drejtësi i organizuar nga Lidhja Social Demokrate në pushtet, në të cilin morën pjesë zyrtarë të shumtë, ka nxitur reagime të ndryshme në opinion duke e quajtur një veprim absurd, por edhe tentim për të fshehur, siç thonë nga opozita, dështimet e pushtetit dhe synimin për amnistinë e zyrtarëve të korruptuar.
“Zoran Zaevi nuk mund ta arsyetojë krimin, korrupsionin, rastin ‘Reketi’, e vepra tjera penale. Qytetarët nuk duan shtet ku funksionon anarkia. Ky marsh nuk është gjë tjetër pos marsh për amnisti të reja”, thuhet në reagimin e partisë opozitare, OBRM-PDUKM.
“E gjithë kjo është vetëm se një dëshpërim plotësues për qytetarët. Shansi që e gjithë kjo të përmirësohet është 12 prilli kur qytetarët do të flasin zëshëm. Unë premtoj se pas kësaj do të ketë përgjegjësi nga të gjithë ata që ka dyshime se kanë bërë shkelje, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë. Qëllimi parësor është që të kemi drejtësi të vërtetë në shtet”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski.
Marshi nga kuvendi e deri te ndërtesa e gjyqësorit u mbajt të hënën në mbrëmje, një ditë pasi kuvendi miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike dhe atë për Këshillin e Prokurorëve.
Ish-kryeministri, Zoran Zaev, që drejton Lidhjen Social Demokrate, tha se qëllimi i protestës është që të përçojë mesazhin te populli, siç ka thënë ai se qeveria është e vendosur për të vënë drejtësinë në vend. Ai tha është i vetëdijshëm për pakënaqësitë që ekzistojnë për ngecjet në gjyqësor, por premtoi se gjendja do të përmirësohet.
“Populli jonë është i etur për drejtësi, për drejtësi efikase, për drejtësi të shpejtë, për funksionim të shtetit ligjor. Kjo që jemi mbledhur këtu është patriotizëm, po marshojmë për liri, demokraci, shtet të së drejtës”, deklaroi ish-kryeministri Zaev, duke premtuar para masës së tubuar se pas miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike, askush nuk do të mund t’i shpëtojë drejtësisë për shkeljet që kanë bërë.
“Për askënd nuk do të ketë amnisti të fshehtë, as për rastet e vjetra e as për ato të rejat. Çdo kush që ka shkelur ligjin do të përballet me përgjegjësi. Me këtë ligj garantojmë se asnjë politikan nuk do të mund të zgjedhin dhe emërojnë prokurorë dhe gjykatës apo të vendosin për të ardhmen e këtij vendi”, ka theksuar Zaev.
Qeveria duhet të angazhohet për zbatimin e ligjeve dhe sigurimin e shtetit të së drejtës dhe jo të marshojë apo të organizojë protesta, thonë ndërkohë njohësit e çështjeve juridike.
Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, këtë marsh më tepër e sheh si marketing politik sesa si përpjekje të qeverisë për ngritjen e sistemit të drejtësisë.
“Në aspektin moral bie në kundërshtim me parimet e funksionimit të shtetit të së drejtës, pasi ajo është përgjegjëse e drejtpërdrejtë si për prioritetet ashtu edhe për dështimet. Në këtë rast ajo identifikohet me dështimin. Mirëpo, vlerësoj se prapavija e gjithë kësaj qëndron në atë për të parë se sa ka mbështetje nga qytetarët”, ka deklaruar Selmani.
Veprime të ngjashme janë bërë edhe në qeverisjen e OBRM-PDUKM-së, por atëherë ajo protestonte kundër opozitës, duke e akuzuar se po bënte presione kundër pushtetit gjyqësor./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert