LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 13° partlycloudy_night

Opozita në Gjilan thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, kërkon formimin e një Task-Force me ekspertë financiarë

Opozita në Gjilan thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, kërkon formimin e një Task-Force me ekspertë financiarë

Pas dështimit të seancës së sotme (26 shtator) në Kuvendin Komunal të Gjilanit, pozita dhe opozita po e vlerësojnë si të jashtëzakonshme gjendjen aktuale në komunë.

Si rrjedhojë, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan ka thirr seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më 2 tetor.

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka thënë për Telegrafin se në këtë seancë do të diskutohet për gjendjen e jashtëzakonshme, që sipas tij, është krijuar nga dështimet e kryetarit të Komunës.


“Në seancën e jashtëzakonshme do të diskutohet për gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar nga dështimet e jashtëzakonshme në 41 projekte dhe për 58 milionë euro buxhet për Gjilanin, e që po shkojnë në suficit”, ka thënë Rashiti.

Rashiti thekson se për të tejkaluar këtë bllokadë që është krijuar, PDK ka kërkuar formimin e një Task – Force me ekspertë financiarë.

“Kërkojmë formimin e një Task – Force me ekspertë financiarë. Kjo është e vetmja mundësi dhe e fundit për t’i dhënë kahje daljes nga kjo gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë Rashiti, duke theksuar se rrugëdalje reale, do të ishte dorëheqja e kryetarit.

“Përndryshe veç dorëheqja e kryetarit të komunës është rrugëdalja reale nga kjo stërkeqe e komunës tonë”, ka thënë ai.

Ndryshe, kërkesën e PDK-së për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme e nënshkruan asamblistët e LDK, VV, AAK, AKR dhe Vatra.

Ndërsa, kryetari Hyseni një ditë më parë theksoi se asamblistët në Kuvendin Komunal nuk po votojnë sipas bindjeve të tyre personale, por në bazë të individëve, dhe sipas tij kjo po shkakton edhe bllokadën aktuale.

Tutje, Hyseni theksoi se arsyetimi i fundit për të cilën u lëshuar seanca, ishte transparenca, ku sipas tij, opozita ka kushtëzuar pjesëmarrjen me transmetim medial. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori