Opozita maqedonase kritikon pushtetin për punët infrastrukturore, Boçvarski: Projektimi profesional ka rëndësi për tu bërë punë kualitative

Autostrada “Miqësia” e cila lidh kryeqytetin me kufirin grek, nuk është edhe aq “miqësorë” me vozitësit.
E njëjta është në gjendje jo të mirë, ndërsa pothuajse në çdo hap ka pika pagesore.
Edhe nga partia më e madhe opozitare maqedonase i tërheqin vërejte pushtetit që aspak nuk është investuar në infrastrukturë
Qytetarët ankohen për gjendjen e keqe të autostradave në Maqedoninë e Veriut.
Rrugët janë katastrofë, pikat pagesore janë shumë të shtrenjta.
Nga gropat e shumta nëpër autostradat po dëmtohen edhe veturat.
Maqedonia e Veriut është diku në mes të vendeve të Ballkanit për sa i përket kilometrave të ndërtuara autostradë.
Sa i përket pikave pagesore, më të lira se te ne, janë në Serbi dhe Shqipëri, kurse në Kosovë nuk paguhen aspak.
Gjendja është e njëjtë edhe në autostradat e tjera në vend, së paku ato që janë ndërtuar.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski nuk vlerëson se ndërtimi i autostradave është “tregim pa fund”.
Ai në një intervistë për TV21 tha se ka shembuj të këqij, por ka edhe shembuj të mirë, gjatë ndërtimit të rrugëve.
“Më vjen shumë keq që humbim kohë për projekte të filluara tashmë, të hyjmë e të riprojektojmë dhe atëherë është shumë më e vështirë të sanohen gabimet, për atë është shumë i rëndësishëm projektimi profesional, dhe pasi të hyjnë makineritë në terren, atë që e kanë projektuar inxhinierët, do të funksionojë në terren”,tha ministri Boçvarski.
Edhe nga partia më e madhe opozitare maqedonase i tërheqin vërejte pushtetit që aspak nuk është investuar në infrastrukturë.
“Autostrada Kërçovë-Ohër, aspak nuk është punuar, gjendja është e njëjtë sikur në kohën e OBRM-PDUKM-së. Bukualisht nuk ka lëvizje. Me vite po e premtojnë autostradën Shkup-Bllacë, dhe ngecën që në kilometrat e para”, thuhej në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.
Maqedonia ka diku deri 300 kilometra autostradë.
Nga kryeqyteti deri në kufi me Greqinë, pastaj deri në vend kalimin kufitar me Serbinë në Tabanoc, deri në Tetovë, kurse nga Tetova në Gostivar edhe pse bëhet pagesë në dy pika pagesore nuk është autostradë pasi nuk i plotëson standardet dhe këtë e konfirmoi edhe drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi.
“Tetovë-Gostivar nuk është autostradë pasi nuk i plotëson të gjitha standardet për të qenë autostradë, por paguhet pasi është e rregulluar me ligj që nga viti 1995”, potencoi Rustemi.
Në vend po qëndron edhe ndërtimi i autostradës me Kosovën, edhe pse sipas paralajmërimeve deri tani duheshe të kryhen dy kilometrat e para, por që problem po bëhet ajo që shteti nuk po mund të merret vesh me pronarët e tokave për shit-blerjen e tyre, që të mund autostrada të kalojë nëpër tokat e tyre.
Autoritetet presin progres për vitin e ardhshëm, për të cilat kanë ndarë para si asnjëherë më parë.
Gjatë vitit duhet të fillojnë punimet në rrugën Tetovë-Gostivar, për të përngjarë në një autostradë të vërtet, të fillojë Gostivar-Kërçovë, si dhe autostrada nga Struga deri në kufi me Shqipërinë.
Paralajmërohet tender edhe për pjesën e dytë të autostradës nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën.
Deri në fund të 2024 do të duhet të përfundojë edhe autostrada Kërçovë-Ohër që ka filluar që nga viti 2014. /koha.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Vrasja e palestinezes në Tiranë, autori mund të jetë babai

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Hoti: Shtëpia e Bardhë e vetmja derë ku duhet trokitur Kosova

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk