Opozita kritikon Qeverinë e Kosovës për shpalljen e gjendjes emergjente për mungesën e energjisë elektrike
![Opozita kritikon Qeverinë e Kosovës për shpalljen e gjendjes emergjente për mungesën e energjisë elektrike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/10/kek-1-780x439.jpg)
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë debatuar rreth vendimit të Qeverisë për vendosjen e masës emergjente në kufizimin e energjisë elektrike.
Në fillim të seancës parlamentare, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se miratimi i këtij vendimi, nuk do të thotë se masat do të vendosen menjëherë.
“Një shpallje e tillë nuk do të thotë marrja e masave të menjëhershme, por do të thotë marrje e masave për furnizim për konsumatorët. Miratimi i këtij vendimi do të thotë zbatim i menjëhershëm i masave. Propozimi i kësaj do të thotë vendosja e masave na afat për 60 ditë nga hyrja në fuqi, mirëpo Kuvendi mund ta vazhdoj këtë situatë”, tha Rizvanolli.
“Miratimi i këtij vendimi, nuk do të thotë se masat do të vendosen menjëherë, por ia jep të drejtën Qeverisë të ndërmarr masa sipas nevojës, andaj ju ftoj ta miratoni këtë vendim”, ka shtuar ajo.
Pas kësaj thirrje, deputetët e opozitës kanë hedhur akuza kundër Qeverisë së Kosovës, që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, sic e quajnë pa aftësi për të menaxhuar krizën energjetike.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se fatkeqësisht kjo qeveri nuk ka treguar as vetëbesim për të ofruar zgjidhje të kësaj krize.
“Qeveria, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet përgjegjëse përfshirë edhe Kuvendin dhe neve si deputet duhet të shohim tek rrugëdalja drejt kësaj zgjidhje. Ka pasur vlerësime dhe mendime të ndryshme për shteg-dalje, por fatkeqësisht më së paku për këtë çështje ka menduar Qeveria. Fatkeqësisht deri më sot nuk kemi parë qeverinë të ketë treguar as vetëbesim për të ofruar zgjidhje. E kur nuk ka zgjidhje, atëherë më së lehti është të ketë akuza”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur se shkaku i kësaj krize, vendi ynë u bë lajm për të keq në mediet ndërkombëtare.
“E kur bëhesh lajm për të keq në media ndërkombëtare do të thotë se kriza këtu është më e dalluar. Të gjitha vendet e Evropës po përballen me krizën energjetike. Në Evropë shtetet po konsumojnë më shumë energji sesa prodhojnë. Të gjitha këto vende furnizimi i energjisë bëhet nga kompanitë private. Çdo qeveri në Evropë janë marrë me urgjencë me temën e energjisë në momentin e parë të pasjes së krizës, ato nuk janë spektatore e ankuese pra nuk kanë hedhur faj, nuk janë ankuar për kapacitetet që kanë, por kanë vepruar shpejt”, ka thënë Abdixhiku.
Po ashtu, i pari i LDK-së, ka kritikuar Qeverinë Kurti për neglizhencë dhe keqmenaxhim të kësaj krize.
“Kur menaxhon krizë nuk mund të kesh rezultat të mirë. Qeveria jonë populliste verës kur të tjerët merreshin me problemin e energjisë, kjo qeveri shpërndante parulla se e ka zhvillimin më të madh në Evropë. Sot kur pas një dekade, reduktimet e terri e agregatet na u kthyen, kryeministri që i ka krejt e nuk koka këtu na thotë se rryma nuk blihet sepse nuk konservohet në frigorifer”, ka shtuar ai.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Qeveria po e kërkon fajtorin, por jo zgjidhjen për të dal nga kriza energjetike.
“Kosova është duke u përballur me krizën më të madhe që prej shpalljes së pavarësisë. Qeveria dhe kryeministri janë duke injoruar këtë problem duke e bartur fajin te palët e treta. Deri më sot nuk po shohim asnjë veprim apo strategji që do të zgjidhte këtë problem. Kjo qeveri është dashur të jetë më largpamëse dhe të blinte energji. Kurti po lyp fajtor e s’po ofron zgjidhje”, ka thënë Tahiri.
Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlen për 60 ditë.
Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Përmes këtij vendimi është vendosur edhe për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë – ky Komitet do të përbëhet nga një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, një nga ZRRE, një nga KOSTT, një nga KEK-u, një nga KEDS, një nga KESCO, një nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, një përfaqësuese nga MPB-ja, një nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe një anëtarë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1.jpg)
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti