Përfaqësues të partive politike në opozitë kanë ‘kërcënuar’ me përdorim, siç thonë, ‘të të gjitha mjeteve’ në kundërshtim të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Deklarimet pasuan përgjigjen e komisionarit të BE-së për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa, ‘që Kuvendi i Kosovës ta votojë sa më shpejtë marrëveshjen e Demarkacionit’.
Kryeministri Mustafa, në Bruksel ka shpalosur idenë e tij për një pezullim disa muajsh të kushtit të Demarkacionit për liberalizim të vizave.
Megjithëkëtë, Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë të qartë nëse do ta procedojë në Kuvend së shpejti Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, ndërkohë që opozita thotë se do ta kundërshtojë fuqishëm në çdo rast kur të jetë përpara ligjvënësve.
Shqipe Pantina, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se do të përdoren të gjitha metodat në mënyrë që të mos lejohet miratimi i marrëveshjes, siç thotë, të dëmshme për vendin.
Pantina tha se qeveria nuk ka ndryshuar në qëndrimet e saj për këtë çështje dhe as opozita nuk ka arsye për ndryshuar rreth kësaj çështjeje.
“Prandaj nuk ka arsye të ketë ndryshime edhe në qëndrimin tonë karshi kësaj marrëveshjeje. Ende nuk i kemi diskutuar detajet, por kundërshtimi ynë do të jetë po aq i fuqishëm siç ka qenë deri më tani sepse ne nuk mendojmë dhe nuk besojmë se duhet të jepet territor për çfarëdo arsye që mund të jetë”, tha Pantina.
Deputetët e partive politike, si ata në pushtet edhe ata në opozitë, thonë se pa arritjen e një konsensusi mes subjekteve politike nuk mund të ketë sukses votimi i marrëveshjes në Kuvend.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja për Demarkacionin është e dëmshme dhe nuk duhet të miratohet në Kuvend.
“Në çfarëdo seance që të sillej marrëveshja [aktuale] për Demarkacionin, AAK-ja do të votojë kundër saj. Më e mira do të ishte që partitë politike të Kosovës të merreshin vesh që kjo marrëveshje të vijë në Kuvendin e Kosovës ,të mos aprovohet aty dhe të shkohet sa më parë në rinegocim të asaj marrëveshje”, tha Berisha.
Deputeti Berisha nga AAK ka përjashtuar veprimet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjen aktuale të Demarkacionit me Malin e Zi.
“Metodat me gaz [lotsjellës] janë të panevojshme pasi edhe deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës, por edhe mbarë popullata e Kosovës e ka të qartë se kjo marrëveshje për Demarkacion është e dëmshme, kështu që ato metodat e gazit në të gjitha forumet e partitë është vendosur që nuk do të përdoren. Më e mira është që përmes votës në Kuvend të votojmë kundër dhe marrëveshja të jetë e pazbatueshme”, tha Berisha.
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, u nënshkrua në gusht të vitit 2015 në praninë ndërkombëtare, dhe ai u shndërrua në një kusht nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Demarkacioni është kundërshtuar në Kuvendin e Kosovës nga partitë në opozitë të cilat kanë përdorur edhe gazin lotsjellës për të penguar një votim të tij.
Pas një debati të gjerë të organizuar në Kuvendin e Kosovës me përfaqësues të botës akademike dhe ekspertë të fushës, qeveria e tërhoqi një projektligj me arsyetimin e krijimit të kushteve për votimin e tij.
Projektligji nuk është rikthyer ende, sado që drejtues të dy partive në koalicionin qeveritar, thanë se Demarkacioni do të gjendet përpara Kuvendit brenda pak ditësh. Deklaratat u bënë pas bisedave telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Hoyt Yee. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës