LAJMI I FUNDIT:

Opozita dorëzoi në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë (Foto)

Opozita dorëzoi në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë (Foto)

Deputetë të Nismës për Kosovën në orët e mëngjesit kanë dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Mocionin me nënshkrimet e më shumë se 40 deputetëve e kanë dorëzuar Pal Lekaj i AAK-së, Aida Dërguti e VV-së dhe Enver Hoti i Nismës për Kosovën.


Këta janë deputetët që nënshkruan mocionin për rrëzimin e Qeverisë (Dokument)
Lexo po ashtu Këta janë deputetët që nënshkruan mocionin për rrëzimin e Qeverisë (Dokument)

Enver Hoti nga Nisma për Kosovën në një deklaratë për Telegrafin tha se sot në orët e mëngjesit është dorëzuar në Zyrën për parashtresa të Kuvendit të Kosovës mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Ai tha se tashmë presin që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të mblidhet dhe të caktojë një seancë të jashtëzakonshme.

Hoti konfirmoi se ka edhe deputetë nga radhës e pozitës, saktësisht PDK-së që tashmë kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. /Telegrafi/