"Opera në rrota" sonte prezente në Gjakovë
Nga data 15 e deri më datë 20 shtator 2024, nga fondacioni Rame Lahaj, ka filluar iniciativa kulturore “Opera në Rrota”.
Kjo iniciativë deri më tani është mbajtur në qytetin e Istogut dhe të Pejës, ndërsa sonte me fillim nga ora 20:00, palotoja e Parkut të Madh në qytetin e Gjakovës, do të jetë nikoqire e ''Operës në Rrota''.
Artistët që do të performojnë në këtë mbrëmje janë:
- Laura Lila - Pianiste
- Uresa Ahmeti - Narratore
- Edon Shileku - Aktor
- Kaltrina Miftari - Soprano
- Anita Kërhani - Soprano
- Safet Berisha - Kontratenor
- Harris Bajraktari - Bariton
Projekti është ndërtuar për të frymëzuar dhe edukuar audiencat e reja, duke kultivuar një dashuri të përhershme për muzikën klasike dhe operën.
Përveç kësaj repertori i kësaj ngjarjeje është përshtatur posaçërisht për të angazhuar dhe emocionuar fëmijët dhe të rinjtë, duke i prezantuar ata me botën magjepsëse të artit lirik./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























