LAJMI I FUNDIT:

Olta Gixhari: Unë jam shumë guximtare dhe kështu kam qenë gjithmonë

Olta Gixhari: Unë jam shumë guximtare dhe kështu kam qenë gjithmonë

Është e famshme për qëndrimin e saj prej Dive, e komentuar pa fund për tipin shumë moskokëçarës dhe indiferent, Olta Gixhari është pa dyshim një prej aktoreve më të suksesshme të Teatrit e Kinemasë e po ashtu një prej figurave publike më të ndjekura.

Karrierën e nisi fare e vogël, duke interpretuar në skena si balerinë, por ky rrugëtim i nisur me art nuk do t’i ndahej më.

Ajo ka studiuar në Universitetin e Arteve në degën e dramës dhe sigurisht, që në fillim do të spikaste për pamjen prej “femme fatale” dhe interpretimin prej kokete.


Së fundmi e kemi parë të na serviri përmes rrjeteve të saj sociale projektet më të fundit që ka, si për shembull një copëz nga seti i filmit më të fundit të vëllezërve Papadhimitri, apo bashkë-interpretimin më Neritan Liçajn tek vepra “Vetëvrasësi”.

Por më shumë se këto eksperienca me të cilat jemi mësuar nga Olta, ajo që na ka tërhequr vëmendjen është pikërisht një postim krejt tjetër, që vetë Olta e përshkruan si një derë e re në jetën e saj.

Me sa duket bukuroshja e Durrësit e ka vendosur t’i dedikohet biznesit në një prej fushave më të rëndësishme në Shqipëri, e kemi fjalën për pronat, pasurinë e patundshme dhe ndërtimin.

Olta, ka tashmë një bashkëpunim me një prej kompanive imobiliare më të rëndësishme në të gjithë botën ‘Century 21’, një logo shumë e rëndësishme për nga cilësia e shërbimeve që ofron dhe mbi të gjitha për pushtetin financiar që kjo kompani mbart. Biznesin e saj e ka quajtur “Gate”, pra portë në portë, komunikim, por e re për jetën, një portë që të çon në një rrugëtim të ri.

Me këtë intervistë jemi munduar të kuptojmë më shumë rreth asaj që Olta ka ndërmarrë me këtë biznes dhe projektet më të reja që ajo ka në tavolinë.

Si lindi ideja për t’u marrë me një biznes?

Unë kisha kohë që dëshiroja të merresha me një biznes, pra ideja ishte që unë duhet të bëja diçka tjetër, përtej aktrimit dhe teatrit. Gjatë gjithë kohës më qëndronte si mendim fiks në kokë që duhet të zgjidhja një biznes që bënte për mua, ndaj herë pas here pas përfundimit të një projekti artistik, qoftë në kinema apo teatër, artistët ndihen si të zbrazur dhe kërkojnë të merren me diçka të re, diçka që t’i plotësojë, por kjo jo detyrimisht art. Dua të them këtu, që kurrë nuk kam dashur të merrem me modën apo të kthehem në një blogger, apo të hap një “boutique”, nuk paragjykoj askënd që e bën dhe mendoj që shyqyr që ka vajza dhe gra që e bëjnë, sepse bota është më e bukur dhe me ngjyra me to, por unë kurrë nuk e kam parë veten në një sektor të tillë, mbase kjo ka të bëjë me interesat dhe personalitetin tim.

Ke zgjedhur një sektor të largët me artin, ke zgjedhur të investosh në pasuritë e paluajtshme, pse?

Po të them të drejtën, unë jam një njeri me karakter shumë të fortë, megjithëse nuk duket, dhe në fakt për këtë më vjen mirë që nuk duket, që gjithmonë më kanë tërhequr këto investimet që kanë të bëjnë me gjininë tjetër, pra sipërmarrje që tradicionalisht i kanë takuar meshkujve. Më tërheqin sfidat, ato më të vështirat, ato të cilave duhet t’u shkosh deri në fund, pa frikë dhe me vetëmohim. Ndjej shumë satisfaksion nga ai momenti kur shtrihesh në shtrat dhe thua: ia dola! Unë gjatë gjithë jetës kam luajtur nga pak “bixhoz”, e kur them kështu e kam fjalën që gjithmonë e kam marrë përsipër rrezikun, për shembull unë jam shumë e apasionuar pas sporteve ekstreme, një tregues ky i natyrës time shumë kurajoze. Në fakt dukja ime nuk ka lidhje fare me këtë që po them (qesh), por njeriu tek e fundit është një kompleks idesh, mendimesh, pasionesh, formash dhe zgjedhjesh. Unë jam shumë guximtare dhe kështu kam qenë gjithmonë!

Si lindi bashkëpunimi me një logo të rëndësishme si Century 21?

Është një logo që të fal shumë siguri, mendoj se është më i fuqishmi në treg, gjithashtu gjysmën e marketingut e kam të siguruar nga kompania mëmë. Century 21, është një brend shumë i madh, unë këtë e kam kuptuar gjatë gjithë kësaj periudhe relativisht të shkurtër, sapo ju them njerëzve që kam hapur një agjenci të tillë, nuk kam nevojë as që t’ju shpjegohem! Kjo padyshim të jep një siguri dhe satisfaksion shumë të madh, e kam fjalën për klientët të cilët gjithmonë i drejtohen një kompanie të sigurt. Për shembull, në momentin që unë telefonoj, apo agjentët e mi telefonojnë dhe thotë: “Ju kontaktoj nga Century 21”, askush nuk e refuzon një bisedë me ne. Ndaj them se kam bërë një zgjedhje të mirë, kam hyrë në një industri të konsoliduar, sepse siç thotë edhe thënia “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”, konsideroj që me këtë emër kam bërë një goditje në shenjë. Gjithashtu, siç e citova edhe pak më lart, marketingu është i bërë është gati, nuk më duhet të nis diçka nga zero, duke u përkujdesur për çdo detaj, duke marrë parasysh që kjo është një fushë jashtë profesionit tim.

Si është Olta si drejtuese, çfarë raporti ke krijuar me vartësit e tua, çfarë pret ti prej tyre?

Unë pres që të jem një bashkëpunëtore e suksesshme e tyre! Shumë shpesh dal nga zyra, shkoj marr kafet për të gjithë, them që është “coffe time”, argëtohemi, punojmë, ndajmë problemet tona të së përditshmes jashtë punë, jemi një ekip shumë i mirë! Na favorizon edhe vendndodhja e zyrës, jemi buzë detit, kemi një pamje të jashtëzakonshme dhe ndaj them se nuk është thjesht një zyrë, është një ambient rekreativ. Nuk ka hierarki në këtë zyrë, jemi një familje dhe në fakt nuk duhet të ketë, sepse këto janë gjëra që unë nuk i them nga koka ime, janë gjëra që i kam mësuar në trajnimet që kam bërë. Gjithashtu për fatin tim të mirë, këtë formë sjelljeje unë e kam shumë pranë vetes dhe nuk më duhet të sforcohem shumë.

A ka një trashëgimi biznesi në familje, kush është marrë dhe a ke patur eksperienca në të shkuarën?

Mami im! Ajo gjithë jetën më ka thënë merru me biznes se ke talent. Kur unë isha në gjimnaz, ajo kishte disa dyqane në menaxhim, njërin prej tyre ajo ma besoi mua dhe unë isha vetëm 17 vjeç. E kam menaxhuar vetë të tërin, bëja furnizimet, merresha me shitësit, kontaktoja klientët, me arredimin e dyqanit, çdo gjë. Natyrisht jo në këto nivele profesionale që ka mbërritur tani, jo vetëm unë, por të gjitha bizneset e vogla dhe të mëdha, koha ka ecur me hapa galopante. Të them të drejtën kur ju kam thënë prindërve të mi se dëshiroja të ndiqja studimet për art dhe specifikisht aktrim, nuk e pritën aspak mirë. Ndaj them se më në fund ëndrra e tyre u realizua, por edhe e imja, se unë e kam pasion dhe besoj që duket, se na u desh dy javë që të takoheshim. Natyrisht që ky është fillimi dhe unë jam në një periudhë tranzicioni, sepse kam ndryshuar pllakë jetese dhe sinqerisht më është hapur një portë e re.

I konsideron të tuat këto ndryshimet drastike?

Po, sigurisht! Unë jam, nëse do të perifrazoja një shprehi amerikane, “all and now”, pra gjithçka dhe tani, përndryshe nuk me tërheqin gjërat.

A mendon se e ke disiplinën e duhur për të mbajtur një biznes?

Unë kam studiuar dramë, aktrim dhe leksioni i parë që kam marrë është se nëse nuk do të kesh disiplinën e një marinsi, atëherë nuk do të mund të arrini të bëheni kurrë interpret. Ndaj të them të drejtën, unë mund të dukem si një person jo shumë korrekt, por ti që më njeh edhe në rrethana të tjera mund të konfirmosh të kundërtën! Unë mendoj se paçka talentit, për të bërë një punë për të parë dritën e suksesit duhet të jesh aty, duhet të jesh i përfshirë.

Si do të jetë raporti tani me skenën, besoj se nuk do e lësh apo jo?

Nuk është se do ta lë, vetëm se një shkëputje e kam dhe do ta kem! Unë kam qenë gjithmonë selektive. Shiko, unë kam patur një rehati familjare dhe mundësi të selektoja, pra kam patur gjithmonë një status ekonomik shumë të mirë, nuk jam e pasur, uroj që të bëhem dhe e kam qëllim që të bëhem, por që të bëhem vetë. Siç u bëra aktore vetë, edhe “biznes woman” dua të bëhem vetë. Gjasat janë, pse jo, ndaj them se unë kam qenë përzgjedhëse në rolet e mia dhe do vijoj të jem.

Roli i fundit që interpretove në skenë ishte tek “Vetëvrasësi”, na tregoni diçka më shumë rreth këtij roli?

Ishte një rol krejt ndryshe nga ato që kam interpretuar deri më sot, nuk kam patur ndonjëherë një karakter të tillë. Nuk e di sa ia kam arritur, se nuk mund ta gjykoj unë.

Ne dimë që ke një rol në filmin e fundit të vëllezërve Papadhimitri, si ishte kjo eksperiencë?

Kam xhiruar një film dhe jam e mrekulluar me atë staf! Unë nuk kisha punuar ndonjëherë me Papadhimitrin si produksion, ata janë dy vëllezër dhe babai janë një familje, i dua shumë, janë artistë të vërtetë, janë profesionistë sepse dinin si të të trajtonin vërtet në një set xhirimi. Jam ndjerë aktore në të gjitha kuptimet në atë set. Kam një rol shumë interesant, jo kryesor, por është një faktor i rëndësishëm në atë film. Është një film koherent shumë i përditshëm, është një temë bashkëkohore, por që zbulon një dramë sociale, një tranzicion të shoqërisë sonë. Ndaj them se karakteri që unë interpretoj bëhet shumë ngacmues për personazhin kryesor.

Po me produksionin e Erion Kames, pak kohë më parë në media u shkrua për një bashkëpunim?

Jo, në fakt kam hequr dorë nga ai bashkëpunim me kohë, nuk ramë dakord për shumë aspekte, por kështu janë bashkëpunimet, disa funksionojnë e disa jo!

Je duke punuar me ndonjë produksion të ri?

E kam një dhe së fundmi kam firmosur edhe kontratën! Është një film me regji të Spartak Pecanit, por nuk mund të them asgjë më shumë tani. Vetëm dua të them se kam një super rol dhe po përgatitem shumë psikologjiksht për këtë rol! Megjithëse tani jam mes dy ekstremesh, nga njëra anë aktrimi, ky profesion shpirti që ka të bëjë vetëm me ndjesinë dhe nga ana tjetër me biznesin që është shumë teknike që nuk ka asgjë shpirtërore dhe që është e ftohtë, është matematikë.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Amerika
Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Amerika
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori