LAJMI I FUNDIT:

Olivia Palermo duket perfekt në këtë kombinim rastësor: Nuk ka asgjë të keqe me këtë veshje!

Olivia Palermo duket perfekt në këtë kombinim rastësor: Nuk ka asgjë të keqe me këtë veshje!

Kudo që shfaqet, Olivia tërheq vëmendjen, as bora që mbuloi rrugët e Nju-Jorkut nuk e ndaloi blogeren e famshme të vishet në një kombinim mbresëlënës

Një këmishë e bardhë asimetrike, një xhaketë efektive me vija, pantallona të zeza dhe çizme mbi gju, të cilat janë tendenca kryesore mes adhurueseve të modës këtë sezon, theksoi figurën e hollë të zeshkanes së famshme e cila e ndjek modën në mënyrën më saktë të mundshme, transmeton Telegrafi.


Ndjesia e saj për stilin nuk mungoi as gjatë pandemisë globale, kështu që në një intervistë të paradokohshme ajo theksoi se kjo ishte mënyra se si ajo ngriti humorin në këto kohë aspak të lehta.

“Gjatë karantinës, unë gjithmonë u përpoqa të kisha një prerje flokësh dhe grim si zakonisht, por rrobat i përshtatja për momentin, kështu që ishte më elegante sesa kur vishesha për takime,” tha Olivia Palermo në një intervistë të mëparshme në Instagram.

Sa ju pëlqen ky stil i saj. /Telegrafi/