Olivia Dean shpallet fytyra e re e Hourglass pas triumfit në BRIT Awards

Olivia Dean është shpallur partnerja më e re globale e markës Hourglass Cosmetics dhe ka prezantuar edhe një edit të ri bukurie.
Këngëtarja britanike 26-vjeçare pozoi për fushatën në trenin luksoz evropian Belmond, e veshur me një fustan elegant jeshil.
Pas suksesit të madh në Grammy dhe BRIT Awards, Olivia po zgjeron ndikimin e saj edhe në industrinë e bukurisë me koleksionin “The Olivia Dean Edit”, një përzgjedhje produktesh që ajo përdor si në skenë ashtu edhe në jetën e përditshme, shkruan DailyMail.

Në këtë koleksion përfshihen produkte si Veil Hydrating Skin Tint, Vanish Airbrush Concealer dhe Unreal Liquid Highlighter.
Këngëtarja tha se bashkëpunimi me Hourglass i duket shumë natyral, pasi ka qenë prej kohësh fanse e markës dhe përdor produktet e saj.

Sipas saj, rutina e grimit është shumë personale dhe ajo preferon një pamje minimale që e bën të duket “si vetja në një ditë të mirë”.
Ky sukses vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për artisten, e cila në BRIT Awards fitoi katër çmime, përfshirë artistja më e mirë, albumi më i mirë, kënga më e mirë dhe akti më i mirë pop, duke u emocionuar deri në lot gjatë fjalimit të saj në skenë. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com































































