Konstantin Malofeev është një koleksionist i ikonave, disa prej të cilave ai i dhuroi në të gjithë botën.
Ky oligark rus kishte udhëhequr formacionet paraushtarake në Ukrainën lindore, që pjesëtarët e tyre vodhën një ikonë që Milorad Dodik i dha Sergei Lavrovit, ku Malofeev kishte disa kontakte me Dodikun.
Malofeev më 30 maj 2018 kishte ateruar në Aeroportin e Banja Lukës me një aeroplan privat, ku duhej të takohej me Dodikun dhe të diskutonte për investime në Republika Srpska. Por, shërbimet boshnjake të sigurisë kishin marr informacion se oligarku rus në këtë takim me Dodikun do të diskutonin për pastrimin e të paktën 200 milionë eurove.
Për disa orë, Malofeev priti në Aeroportin e Banja Llukës për “intervenimin e miqëve të tij”.
Ambasadori rus i atëhershëm Petr Ivancov u kishte telefonuar me radhë të gjithë funskionarëve në Bosnjë e Hercegovinë.
Dodik personalisht kishte ardhur në aeroport për të “intervenuar” për Malofeevin. E gjitha ishte kot. Ai u kthye në Beograd nga ku vazhdoi për në Moskë.
Konstantin Malofeev ishte në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
“Konstantin Malofeyev financon aktivitetet separatiste në Ukrainën lindore dhe është i lidhur ngushtë me Aleksandër Borodai, Igor Girkin (i njohur si Igor Strelkov) dhe të ashtuquajturën Republika Popullore Donetskut”, kishin njoftuar autoritetet amerikane pasi vendosën Malofeevin dhe Fondacionin e tij Marshall Capital në listën e zezë.
Malofeev është një miliarder rus i cili financoi dhe administroi drejtpërdrejt operacionet separatiste në Ukrainë. Po ashtu, ai është themeluesi i disa fondacioneve.
“Fondacioni Shën Basili i Madh është një nga fondacionet më të mëdha private bamirëse në Rusi. Ajo u themelua në Moskë në vitin 2007. Themeluesi është filantropi rus Konstantin Malofeev”, shkruhet në faqen zyrtare të Fondacionit.
Nëse kërkoni më tej për punën e këtij Fondacioni, do të gjeni shumë tekste se si “dashamirësi dhe filantropi” Konstantin Malofeev është një koleksionist i ikonave, disa prej të cilëve ai i dhuroi në të gjithë botën.
A do të thotë kjo se Milorad Dodik mori një ikonë që e kishte vjedhur ai në Ukrainë, të cilën më pas ia dha ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov?
“Ansambli Kozak” i drejtuar nga Nikolai Dyakonov, gjatë fushatës zgjedhore të 2014-së, kishte ardhur në Banja Llukë. Dyakonov ishte një luftëtar nga fushat e betejës në Ukrainë.
Sipas informacionit të shërbimeve të sigurisë, Malofeev në atë kohë kishte ardhur në Banja Llukë me anë të kozakëve dhe ishte takuar me Dodikun.
Nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me atë takim, por ka shumë informacion rreth takimeve të detashmentit të kozakëve me oligarkun rus Malofeev.
Përveç vullnetarëve kozakë në fushat e betejës në Ukrainë, Malofeev kishte lidhje të drejtpërdrejta me Igor Girkin, i njohur më mirë si Igor Streklov, një nga drejtuesit e formacioneve separatiste në Ukrainë.
“Përshëndetje, Konstantin Valerievich Malofeev! Pra, ne e zmbrapsëm sulmin, armiku u tërhoq në të gjitha drejtimet me humbje të mëdha”, kështu kishte raportuar Streklov te financuesi i tij Maleofeev.
Kjo bisedë u regjistrua nga shërbimet ukrainase të sigurisë në vitin 2014 dhe bazuar në të, mund të konkludohet se koleksionisti i ikonave Konstantin Valerievich Malofeev udhëhoqi formacionet paraushtarake në Ukrainën lindore, nga ku u vodh ikona që Milorad Dodik i dha ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
Në fillim të viteve 1990, Girkin luftoi me formacionet e tij paraushtarake në Visegrad, ku ai bashkëpunoi me grupin Avengers të kriminelit të luftës Milan Lukiq.
Kur shpërthej konflikti në Ukrainë, luftëtarët e Republika Srpska mbështetën separatistët pro-rusë. Të paktën shtatë prej tyre luftuan në Ukrainë.
Nemanja Ponjeviq nga Donji Vakuf që aktualisht mban vetëm shtetësinë serbe, është një luftëtar me shërbimin më të gjatë ushtarak në Ukrainë. Ai rrallë vinte në Bosnjë e Hercegovinë.
Davor Saviçiq nga Banoviqi gjithashtu luftoi në Ukrainë. Ai shkonte herë pas here në territorin e Sirisë, ku luftoi së bashku me vullnetarët rusë në anën e Bashar Al Assad. Pas përfundimit të karrierës së tij si luftëtar, ai u vendos në Krasnodar, ku aktualisht është i angazhuar në hotelieri.
Radoslav Milojeviq ka lindur në Gjermani, por ka shtetësi boshnjake. Herë pas here shkon në Ukrainë ku lufton në krah të formacioneve paraushtarake ruse.
Slavenko Kuzmanoviq gjithashtu mori Urdhrin e Vullnetarëve të Donbass. Ky shtetas i Bosnjës e Hercegovinës, i lindur në Celinac, qëndroi në territorin e Ukrainës për disa muaj.
Gavrilo Steviq i lindur në Gradaqac, luftoi në Ukrainë, por u lirua nga çdo përgjegjësi përpara se të kthehej në Bosnjë e Herzegovinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës