LAJMI I FUNDIT:

Ole Gunnar Solskjaer mund të shkarkohet nga Man Utd shkaku i Ligës së Kampionëve: Glazers kanë tre opsione për ta zëvendësuar

Ole Gunnar Solskjaer mund të shkarkohet nga Man Utd shkaku i Ligës së Kampionëve: Glazers kanë tre opsione për ta zëvendësuar

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, po përballet me thirrjet për shkarkim pas humbjes 2-1 të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve ndaj FC Young Boys të martën në mbrëmje.

Manchester United hyri në ndeshjen kundër Young Boys pas një fitoreje ndaj Newcastle 4-1 në fundjavë.

Disa tifozë duan që Glazers të shkarkojnë Solskjaer, i cili ka humbur shtatë nga 11 ndeshjet e tij në Ligën e Kampionëve.


Express Sport ka renditur tre trajnerët që amerikanët duhet të marrin parasysh nëse detyrohen ta largojnë norvegjezin. ë kenë një tjetër viktimë menaxheriale.

Antonio Conte

Ekipet e Antonio Conte jo gjithmonë luajnë futbollin më të bukur, por kjo nuk ka rëndësi. Ai është një trajner fitues dhe duhet të jetë në krye të listës së dëshirave të United.

Conte ka një histori të ngritjes së çdo ekipi në të cilin ka qenë. Ai e ktheu Juventusin, fitoi titullin e Ligës Premier me Chelsean dhe, kohët e fundit, e udhëhoqi Interin drejt lavdisë në Serie A.

Zinedine Zidane

Një tjetër trajneri i njohur që është aktualisht në dispozicion është Zinedine Zidane.

Francezi u largua nga posti i tij në Real Madrid, por te United do të gjente emra që i do si Cristiano Ronaldo, Raphael Varane dhe Paul Pogba.

Brendan Rodgers

Brendan Rodgers nuk ka fituar Ligën Premier ose Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tij deri më tani.

Por kjo nuk duhet të ketë rëndësi. Puna e tij në Leicester është një dëshmi për karakterin e tij dhe atë që ai ka të bëjë.

Dhelprat janë në një trajektore ngritje nën drejtimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori