Ola Zenelaj pak ditë më parë ka shprehur pëlqim për banorin e Big Brother VIP, Joz Markun.

Ajo krijoi zhurmë në shtëpi marrë parasysh raportin e këngëtarit me konkurrenten Loredana Brati.


E tani, në një bisedë me Jozin, Ola thotë se e gjithë kjo u ekzagjerua se nuk është që vdes për të.

Foto: Screenshot/Instagram

“Më doli pak situata nga kontrolli, në pjesën e dhomës së rrëfimit që u përmendën, u bë situata sikur unë kam një pëlqim shumë të madh për ty, ndërkohë që ishin grimca të vogla pëlqimi kimie”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Këtu u bë sikur unë vdes për ty gjë që nuk është e vërtetë. Atë gjë që ndjen dhe ti për mua, ndjej edhe unë për ty. Nuk mund të krijoj fantazi me dikë që nuk ka asnjë lloj ndjenje, sado e vogël të jetë ajo”.

Foto: Screenshot/Instagram

Jozi nga ana tjetër po vazhdon të krijojë paqartësi për marrëdhënien me Loredanën.

Lori i ka kërkuar disa herë që të sqarohet dhe të kuptojë se ku qëndron problemi i gjithë kësaj. /Telegrafi/