Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku vëmendja ka qenë në TD Garden të Bostonit.

Boston Celtics është mposhtur para adhuruesve të vet nga Oklahoma City Thunder me gjashtë pikë diferencë 112:118.


Në fakt OKC ka ndërprerë serinë pozitive të Bostonit prej pesë fitoreve radhazi, derisa më meritori ishte kanadezi Shai-Gilgeous-Alexander.

Fundori kanadez e mbylli ndeshjen me 34 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe talenti Chet Holmgren që e mbylli ndeshjen me 23 pikë e 15 kërcime.

Jayson Tatum ishte më efikasi për vendasit me 33 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Atlanta - Charlotte 123:110

Boston - Oklahoma 112:118

Toronto - Philadelphia 118:105

Houston - Phoenix 111:104

Memphis - Utah 122:115

Miami - LA Clippers 104:119

San Antonio - Dallas 126:116

Denver - Minnesota 95:115

Portland - New York 113:114

telegrafi sport app