Organizatat mjedisore “Pishtarët”, “Gjethi” dhe “EcoZ”, kanë dorëzuar këtë të enjte padi kundër Ministrisë së Mjedisit, pasi sipas tyre ky dikaster i ka dhënë fshehurazi leje mjedisore kompanisë Kelkos.
Sipas këtyre tri organizatave joqeveritare, një vit më parë ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka mbajtur takime të fshehta me Kelkos dhe pas takimeve, kjo kompani ka marrë leje ujore dhe mjedisore për hidrocentralin “Lumbardhi” në Deçan.
“Kelkos asnjëherë nuk ka arritur të pajiset me këtë leje dhe ka operuar pa të që nga vitit 2009. Aktualisht kompania Kelkos vepron lirshëm me të gjitha hidrocentralet pavarësisht dëmeve shumë milionëshe dhe të parikuperueshme që vazhdon t’ia shkaktojë ambientit në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje bëhet e ditur se Kelkos, “tashmë partnere e ministrit Aliu, është përgjegjëse për degradimin e Parkut Kombëtare, Bjeshket e Nemuna dhe Deçanit, komunë kjo që kishte pamje që të linin pa frymë ndërsa tani, ashtu siç dëshmohet në foto, ato pamje të ngjallin vetëm keqardhje”.
“Qeveria aktuale erdhi në pushtet me premtimin konkret se kompania Kelkos nuk do të trajtohej më me favorizime nga institucionet shtetërore. Derisa ishin në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje thirri seance urgjente në Parlamentin e Kosovës për çështjen e Kelkosit, dorëzuan padi kundër Ministrisë së Mjedisit, vizitonin Deçanin, dhe premtonin bashkëpunim të ngushtë me aktivistë dhe transparencë radikale për të ndalur degradimin e natyrës dhe ndikimin e Kelkosit në institucionet publike”, thuhej në komunikatë.
Megjithatë sipas OJQ-ve, pas ardhjes në krye të Ministrisë së Mjedisit, ministri Aliu ka akomoduar kërkesat e kompanisë Kelkos duke u bërë kështu pjesë e skemës shkatërruese të ambientit.
“Vendimi i lëshuar nga ministri Aliu amniston kompaninë Kelkos nga të gjitha shkeljet që janë bërë përmes operimit të hidrocentralit Lumbardhi pa leje mjedisore. Tutje, ministri Aliu vazhdimisht refuzon dialogun me ambientalistë, mohon të drejtën e qasjes në dokumente publike, denigron ambientalistët në konferenca për media, dhe se fundmi ka ndërprerë edhe bashkëpunimin me organizatën ndërkombëtare për mbrojtje të lumenjve, Riverwatch”.
Veçanërisht shqetësues thuhet se është fakti se lejet janë dhënë përmes një udhëzimi administrativ për të cilën pas ankesës nga ana e organizatave, Zyra e Kryeministrit kishte dërguar udhëzime ligjore në Ministri duke kërkuar që të plotësojë atë Udhëzim Administrativ për të përfshirë pjesëmarrjen publike.
“Ministri Aliu ka injoruar në tërësi obligimin ligjor dhe ka favorizuar kundërligjshëm kompaninë Kelkos, duke shkuar edhe një hap me tutje se ministrat e qeverive të kaluara. Ky veprim jo vetëm që është i dëmshëm për mjedisin, por edhe i rrezikshëm dhe alarmues për një qeveri demokratike. Prandaj, ne kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të Kryeministrit Kurti.”
“Roli aktiv i Ministrit Aliu në procesin e dhënies së këtyre lejeve, duke mbajtur takime te fshehta dhe moslejimin e pjesëmarrjes publike, nxitë dyshime të mëdha për integritetin e tij, përfitimet e mundshme por mbi të gjitha mundëson shkatërrimin e mëtutjeshëm të ambientit në Deçan. Përmes kësaj padie ne kërkojmë anulimin e menjëhershëm të lejes mjedisore të lëshuar për kompaninë Kelkos, gjë që do ta shpëtonte shkatërrimin e ambientit në Deçan dhe anulimin e Udhëzimit Adiministrativ për Leje Mjedisore”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Me presion psikik e shantazhe e detyroi të merr kredi, gruaja në Prishtinë paraqet rastin në Polici

Vazhdojnë trazirat në VLEN, bashkëpunimi i katër partive shqiptare zgjati më pak se një vit

A do të ketë konstituim të Kuvendit sot? Subjektet politike në heshtje për zhvillimet

Sot vazhdimi i seancës konstituive – a do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit?

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin sot para gjykatës

Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Mot me diell dhe vranësira

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura