LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të fituan rastin ndaj MZHE-së, kërkojnë sërish qasje në dokumentet për ‘Kosova e Re’

OJQ-të fituan rastin ndaj MZHE-së, kërkojnë sërish qasje në dokumentet për ‘Kosova e Re’

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), kanë prezantuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj padisë së organizatave për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare për termocentralin “Kosova e Re”.

Ata bënë të ditur se Gjykata Themelore ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e organizatave dhe detyron Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që të lejojë qasje në dokumentet e kërkuara.

Nga Balkan Green Foundation (BGF), Rinora Gojani, tha se sot kanë dërguar një kërkesë të re për të pasur qasje në ato dokumente.


“Kemi dërguar qasje për dokumente në qasje publike në vitin 2017, kemi kërkuar qasje në katër dokumente. Ministria na ka kthyer përgjigje se i nevojitet kohë shtesë për të parë se a ju lejohet të lejojnë qasje në këto dokumente. Në dy dokumente na është lejuar qasja, ndërsa në dy tjera na është thënë se janë konfidenciale dhe nuk mund të ndahen me publikun. Vetëm tani është marrë vendim që padia jonë është e bazuar dhe obligon MZhE që brenda 30 ditësh të ndajë dokumentet me ne. Ne kemi dërguar sot kërkesën e tretë me shpresën që të na ipet qasja edhe në këto dy dokumente. Transparenca e institucioneve mbetet e keqe”, tha ajo.

Ajo tha se meqë sot e kanë ridërguar kërkesën, Shpreson që pas 7 ditësh t’i bëjmë publike ato dokumente.

Agron Demi nga Instituti GAP, tha se këto vendime po vijnë shumë vonë.

“Këto vendime po vijnë shumë vonë, tashmë ne e kemi një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Countour Global. Është e rëndësishme që këto të bëhet publike. Po dërgojmë të bëjmë një presion që të respektojë vendimin e Gjykatës”, tha ai. /KP/Telegrafi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori