Oferta që Juventusi i bëri Chelseat për Lukakun, kur mund ta transferojë ‘Zonja e Vjetër’ belgun

QëJuventusi ka përgatitur një ofertë për sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku, duke e bërë Interin të tërhiqet nga gara për belgun.
Mediat shkruajnë sot Nerazzurrët kanë vendosur të heqin dorë nga nënshkrimi i sulmuesit 30-vjeçar këtë verë, të pakënaqur me bisedimet e tij me Juventusin dhe ftohtësinë e tij me klubin.
Siç shkruan Fabrizio Romano, Juventus ka përgatitur një ofertë për Lukakun, me vlerë 37.5 milionë euro me 2.5 milionë euro bonuse, që përputhet me çmimin e vënë nga Chelsea, prej 40 milionë euro.
Oferta e tyre është e vlefshme vetëm nëse arrijnë të shesin Dushan Vlahovic para datës 4 gusht.
Blutë nuk janë të interesuar për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin dy sulmuesit, pavarësisht raportimeve të ndryshme në media.
Juventusi tani do të duhet të shpresojë të gjejë një blerës për sulmuesin serb, i cili vlerësohet në rreth 75-80 milionë euro, në javët e ardhshme nëse dëshiron të sigurojë një marrëveshje për Lukakun. /Telegrafi/




















































