Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka qëndruar sot në Odën Ekonomike të Kosovës ku u takua me kryetarin Berat Rukiqi.
Pas takimit, Hasani dhe Rukiqi kanë thënë se kanë diskutuar për krijimin e mundësive më të mëdha në përkrahjen e bizneseve të vendit.
Kryetari Rukiqi tha se Ministria është partner natyral i Odës Ekonomike sepse politikat e tyre janë të lidhura direkt me zhvillimin e sektorit privat. Ndërsa për çështjet sektoriale Rukiqi tha se do të diskutohet në muajt në vazhdim, duke u trajtuar nga shoqatat. Siq tha ai, me më rëndësi është që mandate i CEFTA-s të mbyllet sa më mirë dhe promovimi i bizneseve të vendit.
“Si politike kyçe e Ministrisë është përkrahja e sektorit privat dhe partneriteti me shoqatat e biznesit, në këtë rast me shoqatën kryesore të biznesit që është Oda Ekonomike e Kosovës është shumë i rëndësishëm. Ministri erdhi me ofru këtë partneritet dhe prej të gjithëve ishte një vullnet për vazhdimin e diskutimit, ku ishin edhe prej sektorëve të ndryshëm këtu”, tha kryetari i Odës.
Duke thënë se furnizimi me energji elektrike është njëri nga faktorët kyç për zhvillimin e bizneseve dhe se kjo në bizneset e vendit nuk është i rregullt, Rukiqi tha se dje është arritur një marrëveshje në parim me KEDS-in për një zyre të përbashkët për mbikëqyrjen e punës së KEDS nga Qeveria dhe Oda.
“E kemi një harmonizim tashmë me ministrin që ta trajtojmë me prioritet ankesën kryesore të bizneseve, çështjen e energjisë elektrike. Ne dje e kemi arrite një marrëveshje në parim me KEDS-in që ta kemi një zyre, e cila do të jetë në funksion të furnizimit më të mirë me energji elektrike, investime në rrjet për biznese, avokimit të përbashkët për tarifën industriale që e kanë të gjitha vendet, të mundësive për të bërë Qeveria investime për ta fuqizuar ose përkrahë fuqinë konkurruese të bizneseve”, tha Rukiqi.
Ndërsa ministri Hasani tha se kjo është hera e parë që Qeveria po merr hapa konkret sa i përket sektorëve e sidomos atij të turizmit.
Për marrëveshjen me KEDS-in ministri tha se do të formohet një grup institucional për mbikëqyrjen e punës së KEDS dhe se kjo nuk nënkupton trysni ndaj tyre por duhet të gjendet siguri për zhvillimin e bizneseve.
“Është hera e parë që Qeveria e Kosovës po e merr një iniciativë, që sektorin e turizmit ta kthejë në sektor prioritar, besoj që koha do të tregoj se ka qenë humbje kohe që s’janë marrë masa deri më tani. Kjo e fundit sa i përket KEDS-it, jemi të interesuar të gjejmë modalitet dhe këtë e biseduam në fundit të takimit me kryetarin që ndoshta përpos pikës së kontaktit ta bëjmë që të jetë edhe pjesë e Këshillit Kombëtar nga përfaqësuesi i zyrës së përbashkët që të gjendet një mekanizëm, të formohet një grup institucional ndërministror që të ketë një mbikëqyrje më të rreptë KEDS-it ose kushdo qoftë që është investitor. Na nuk jemi me iu përzi ushtrimit të veprimtarisë të tij por jemi për me i mbrojte bizneset dhe nuk lejojmë që askush të luaj me bizneset tona”, tha ministri.
Hasani dhe Rukiqi thanë se duhet t’u krijohen kushte bizneseve e sektorit privat nëse duam zhvillim ekonomik të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova