Vetëm në fund të vitit 2021 ekonomia botërore do t’i afrohet nivelit që ka pasur para pandemisë COVID-19, megjithatë kapërcimi i gjendjes varet nga rajonet dhe është shumë i ndryshëm.
Kështu vlerëson Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
“Tani, për herë të parë që me fillimin e pandemisë zgjohen shpresat për një të ardhme më të mirë”, shkruan kryeekonomistja e OECD, Laurence Boone në vëzhgimin e ri ekonomik të organizatës së vendeve të industrializuara, duke shtuar se, “rruga për t’u kthyer në gjendjen normale është plot me rreziqe dhe në disa vende do të zgjasë më gjatë se në vendet e tjera”.
Zhvillimi i ekonomisë botërore do të bjerë sivjet me 4.2 për qind, por vitin e ardhshëm do të rritet me të njëjtin nivel. Në 37 vendet anëtare të OECD-së, zhvillimi do të ulet sivjet më shumë (5.5 për qind), dhe kthimi në gjendjen normale do të vazhdojë të jetë më i ngadalshëm. Gjermania mund ta ngushëllojë veten duke pasur parasysh se zhvillimi i ekonomisë së saj do të bjerë më pak se sa në Eurozonë.
Më shumë se të tjerët do të preket sidomos sektori ku rrogat janë të ulëta.
“Për punëtorët me kualifikime të ulëta dhe për ato me të ardhura të pakta ka rënë shumë numri i orëve të punës. Kjo rrit edhe më shumë pabarazinë që ekzistonte para pandemisë”, shkruhet në raport.
Edhe të rinjtë që janë duke kërkuar punë janë aktualisht në situatë të disfavorshme.
“Është shumë e vështirë që në mes të krizësh të fusësh këmbët në tregun e punës”, thotë Boone.
Raporti i OECD-së, vlerëson paketat e shumta të mbështetjes ekonomike, me të cilat shtetet, me ndihmën e Bankave Qendrore, mund të shpëtojnë ekonomitë popullore nga skenarë edhe më të këqij.
“Vendimtarja tani është që përgjegjësit e politikës të vazhdojnë me këto ndihma, në mënyrë që t’u sigurojnë mbijetesën sektorëve, firmave dhe vendeve të punës të lidhura me to. Leksionet e nxjerra nga muajt e kaluar janë masat e marra kanë qenë dhe janë të përshtatshme”, shton ajo.
Raporti paralajmëron shprehimisht për rreziqet që ekzistojnë nëse masat e marra përfundojnë para kohe.
“Synimi për të gjitha vendet është që të shmangin përfundimin e parakohshëm dhe të menjëhershëm të programeve të ndihmës”, thuhet në raport.
Qeveritë duhet po ashtu të kenë kujdes që të ndihmojnë vërtet ata që janë prekur shumë nga kriza.
OECD ka tri këshilla për përgjegjësit e politikës. Së pari, që duhen bërë investime në fushat bazë si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura fizike dhe dixhitale. Së dyti që ata duhet të jenë të vendosur për të siguruar daljen nga varfëria dhe pabarazia e të ardhurave. Së treti, OECD kërkon me ngulm më shumë bashkëpunim ndërkombëtar.
“Bota nuk mund të zgjidhë krizat botërore, kur secili vend vepron vetëm për veten e vet”, thotë OECD.
Në fund, kryeekonomistja Boone, shpreh shpresat e saj me nota të moderuara optimizmi. Ajo shpreson që pas pandemisë bota të jetë “ndoshta siç ka qenë, ose mbase edhe pak më mirë”. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri