Oda Ekonomike e Kosovës në vizitë te Avedo Kosovo – Takim me Arianit Dragushën dhe Pranvera Ejupi-Hajzeraj për krijimin e bashkëpunimit

Avedo Kosovo pati nderin të presë një delegacion nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), i udhëhequr nga drejtori Lulzim Rafuna.
Gjatë vizitës u zhvillua një takim konstruktiv me drejtorin e përgjithshëm të Avedo Kosovo, Arianit Dragusha dhe Pranvera Ejupi Hajzeraj, përgjegjëse Ströer X në Kosovë.
Qëllimi kryesor i takimit ishte shkëmbimi i ideve dhe diskutimi për mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve që mbështesin zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Një theks i veçantë iu kushtua potencialit në rritje të sektorit të BPO-së (Business Process Outsourcing), i cili konsiderohet si një motor i rëndësishëm për punësim, zhvillimin e talentëve të rinj dhe rritjen ekonomike të vendit.
Drejtori Rafuna u shpreh i impresionuar nga zhvillimi profesional dhe angazhimi ndërkombëtar i Avedo Kosovo.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e krijimit të lidhjeve më të ngushta mes ndërmarrjeve dhe organizatave mbështetëse, me qëllim krijimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe perspektivave të reja.
Kjo vizitë e Odës Ekonomike shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve strategjike që synojnë forcimin ekonomik të Kosovës dhe nxitjen e projekteve inovative.
Rreth Avedo
Avedo është krijuar si Contact Center në kuadër të Ströer X. Me 36 lokacione në mbarë botën dhe mbi 4,000 të punësuar në fushën e shitjeve dhe shërbimit ndaj klientit.
Rreth Ströer X
Ströer X është ofruesi më i madh në Gjermani për Business Process Outsourcing (BPO), me fokus në marketing dialogjik, përvojën e klientit, shitje dhe transformim digjital.
Me mbi 40 vite përvojë, 36 lokacione globale dhe më shumë se 7,000 të punësuar, Ströer X ofron zgjidhje të personalizuara për të gjitha industritë, me qëllim ruajtjen e qëndrueshme të klientëve.
Si pjesë e grupit Ströer, Ströer X kombinon fleksibilitetin e një ndërmarrjeje të mesme me fuqinë e një korporate – për performancë të shkëlqyer "Made in Germany".





















































