Oda Ekonomike Amerikane dhe OEK kërkojnë nga Qeveria në detyrë të mos cenojë ekonominë e lirë, duke shkelur dispozitat e prokurimit publik
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, përmes një komunikate kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurim Publik, për shërbimet telekomunikuese.
Në reagimin thuhet se “Qeveria në detyrë ka shkelur në mënyrë direkte dispozitat ligjore dhe kushtetuese për trajtimin e barabartë të ndërmarrjeve publike dhe privat”, transmeton Telegrafi.
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës shprehin shqetësimin e tyre lidhur me vazhdimin e praktikave të favorizimit të ndërmarrjeve publike, përmes zbatimit të gabueshëm të Ligjit të Prokurimit Publik në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovë.
Në këtë aspekt Oda Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës shprehin shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurim Publik, për shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës si shërbime me rëndësi të veçantë shtetërore, me ç’rast Qeveria në detyrë ka shkelur në mënyrë direkte dispozitat ligjore dhe kushtetuese për trajtimin e barabartë të ndërmarrjeve publike dhe private”, thuhet në reagim.
Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës thekson se “Operatorët privat të licencuar kanë të njëjtat të drejta dhe obligime si të gjithë operatorët e tjerë publikë, prandaj në këtë aspekt edhe trajtimi i tyre duhet të jetë jodiskriminues, e kjo rregullohet qartazi edhe me Ligjin për Prokurim Publik i cili i detyron autoritetet kontraktuese të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë operatorët ekonomikë dhe ua ndalon atyre të kryejnë ndonjë aktivitet që e zvogëlon, e aq më tepër e eliminon konkurrencën e lirë. E shkelja e parimeve të konkurrencës së lirë tashmë është konfirmuar edhe nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës”.
“Praktika e vazhdueshme e keqinterpretimit të nenit 9.4 të Ligjit për Prokurim Publik ka cenuar operacionet e operatorëve privatë duke dëmtuar ata financiarisht e duke rrezikuar me këtë edhe ekzistencën e tyre, duke përcjellë me këtë edhe një porosi të keqe për investitorët e huaj.
Oda Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës rikujtojnë Qeverinë në detyrë dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës se këta operatorë privatë përmes investimeve ët tyre të vazhdueshme kanë ndikuar në krijimin e vendeve të reja punës si dhe ofrimin e shërbimeve cilësore”, vijon reagimi.
Më tej në njoftim thuhet se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës kërkojnë shfuqizimin e vendimit në fjalë, duke u përmbajtur në të ardhmen nga vendime të cilat favorizojnë ndërmarrje të caktuara pavarësisht./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre