LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Pushimi i lehonisë të mbulohet 100% nga shteti

Oda e Afarizmit: Pushimi i lehonisë të mbulohet 100% nga shteti

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë një organizimi të një tryeze me gratë afariste kërkoi që pushimi i lehonisë të mbulohet 100 për qind nga shteti për një vit të tërë.

“Gjatë këtij takimi u vunë në pah shumë ankesa në ligjin aktual dhe u kërkua që ky Ligj të ndryshohet, për vet faktin se dispozitat e tij e bëjnë që femrat të jenë të diskriminuara, duke detyruar që bizneset private të fillojnë të jenë më selektive gjatë procesit të rekrutimit, pasi që kjo po mbetet barrë e rëndë për bizneset”, thuhet në njoftimin e OEK-ut, përcjell Telegrafi.

Donika Gashi, koordinatore e OAK-së, theksoi se Ligji për Pushimin e Lindjes, shihet si një instrument i rëndësishëm për të ndihmuar femrat në ndërtimin e karrierës. Ajo thotë se OEK është e përkushtuar që të përkrahë fuqizimin e grave afariste dhe si rrjedhojë e kësaj është e interesuar që të formojë sektorin e grave afariste.


Ndërsa, Drita Rexhepi theksoi se zbatimi i Ligjit të Punës dallon nga sektori publik dhe ai privat, andaj kjo gjë kërkon përfshirje të shumë akterëve, debate publike, trysni tek personat përgjegjës e krijimin e mekanizmave përkatës për luftimin e kësaj dukurie.

Pushimi i lehonisë të mbulohet 100 për qind nga shteti për 12 muaj; në periudhën prej 30 ditësh para lindjes së fëmijës femra të mund të marr pushimin e lindjes dhe kjo periudhe 30 ditëshe të mbulohet nga biznesi 100 për qind të pagës aktuale; të lihet opsion që nëna në rast se dëshiron mund të vazhdojë pushimin edhe për tre muaj të tjerë, në këto raste pushimi të jetë pa pagesë dhe rekomandohet të aplikohen stimulime për lindjen e fëmijëve, Qeveria të jep shtesa për çdo fëmijë të lindur, ishin rekomandimet që OEK i dha në takim.

Në fund, OEK duke u cilësuar si çështje me interes kombëtar dhe interes i politikës publike, mendon që për të ndryshuar ky trend shumë i rëndë në dëm të femrave, shteti është ai i cili duhet që të merr përsipër pagesën e lehonave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori