LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit kërkon nga qeveria që të sigurohet fondi për mbrojtjen e bizneseve nga Coronavirusi

Oda e Afarizmit kërkon nga qeveria që të sigurohet fondi për mbrojtjen e bizneseve nga Coronavirusi

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga qeveria që të ndërmarr masat e nevojshme duke siguruar një fond të veçantë për mbrojtjen e bizneseve në rast se Coronavirus do të krijojë një gjendje paniku siç është duke ndodhur në shumë vende të botës.

Ky fond, sipas OAK-ut, do të duhej për mbrojtjen e bizneseve në rast të vështirësive të paparashikuara që mund t’i kenë për pagesat e pagave për punëtorët, tatimeve dhe kredive.


“Depërtimi me shpejtësi të madhe i këtij virusi ka shkaktuar shumë panik dhe ka bërë që shumë shtete të mbyllin kufijtë dhe të shkaktohen miliona humbje të bizneseve që operojnë. Një gjë e tillë në vendin tonë do të ishte edhe më e dukshme bazuar në faktin se varemi 90 për qind nga produktet e importit. Andaj, krahas masave të menjëhershme në aspektin shëndetësor, OAK bënë thirrje që të merret parasysh edhe faktori ekonomik, ku në rast të një mobilizimi të tillë, do të ketë pasoja shumë të mëdha në ekonomi, efekte të cilat do të kenë pasoja të mëdha zinxhirore për një periudhë më afatgjatë”, thuhet në njoftimin e OAK-ut, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi ka apeluar tek institucionet e vendit që krahas masave preventive që duhet të merren në aspektin shëndetësor, vëmendje t’i kushtohet edhe çështjeve ekonomike.

Coronavirusi do të ndikojë edhe në ekonomi, Rukiqi kërkon që të merren masa emergjente
Lexo po ashtu Coronavirusi do të ndikojë edhe në ekonomi, Rukiqi kërkon që të merren masa emergjente

“I propozoj qeverisë dhe institucioneve tjera të rëndësisë për sigurinë kombëtare, që krahas masave në aspektin shëndetësor, të hartojnë një sërë masash preventive dhe proaktive, për të gjitha skenarët e efekteve të Coronavirusit, perfshirë, mbylljen e kufijve dhe recesionin në nivel global”, ka kërkuar Rukiqi. /Telegrafi/