Instituti “Octopus” i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që t’i monitorojnë zhvillimet e fundit në Serbi me shumë kujdes dhe të hartojnë politika dhe vendime në përputhje me vlerësimin real të rrezikut ndaj vendit tonë.
Në një analizë të institutit Octopus thuhet se “në një lëvizje që rritë shqetësimet për stabilitetin rajonal, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe Forcat e Armatosura kanë lëshuar një thirrje për të rinjtë e moshës 19 – 30 vjeç, për angazhim vullnetar në shërbimin ushtarak në vitin 2024”.
“Ky vendim, i shoqëruar nga shpërthimi i retorikës nacionaliste nga politikanët serbë si dhe ndryshimi konstant i dinamikave gjeopolitike ndërkombëtare rrezikon të ndikojë në eskalimin e mëtejshëm të paqes rajonale”.
“Octopus” thotë se “Ky vendim i institucioneve të Serbisë shënon një zhvillim shqetësues dhe një rrëshqitje të pakontrolluar drejt militarizmit shovinist. Kjo sjellje, e shoqëruar me qasjen armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, etjen e pangopur të fqinjit verior për dominim regjional dhe përqafimi i revizionizmit rrezikon të rindez flakët e dhunës që pllakosi Ballkanin gjatë viteve 90-ta”.
“Lidershipi politik në Serbi tani më haptazi po e artikulon qëndrimin se nuk i njeh kufijtë aktualë në Ballkan, që manifestohet me sfidimin e hapur të sovranitetit të shteteve si Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi. E tëra kjo shoqërohet me një kërcënim publik çdo herë e më të madh duke vënë në dukje kapacitetet ushtarake, stërvitjet dhe manovrimet provokuese në kufi më Kosovën, dhe retorikës malinje për përdorimin e forcës ushtarake”.
Ky institut thootë se këto zhvillime i sheh në kuadrin e një indoktrinimi në rritje të militarizmit, dhe shpërfaqjes së shovinizmit ekstrem dhe autoritarizmit që po etablohet në Serbi. “Militarizmit, si glorifikim i fuqisë ushtarake dhe besimit se forca është mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemeve; shovinizmit, si shpërfaqje e urrejtjes ndaj vlerave demokratike dhe të paqes rajonale; autoritarizmit si akumulim i pushtetit nga Aleksandar Vuçiqi, duke asgjësuar opozitën, mediet dhe shoqërinë civile”.
“Ëndrrat dhe iluzionet e Vuçiqit janë fantazi e rrezikshme që mund ta hedh këtë pjesë të Evropës përsëri në një kaos me pasoja të paparashikueshme. Nivelet më të larta të politikës në Serbi, lidershipi ushtarak dhe religjioz, të dehur nga nacionalizmi dhe të nxitur nga qasja revizioniste dhe militariste e Federatës Ruse, janë absolutisht fajtorët kryesorë për këtë qasje që nuk i kontribuon paqes rajonale. Kjo tregon që Serbia nuk është e interesuar për fqinjësi të mirë, dhe se aspiratat për integrime euro-atlantike i ka vetëm parullë për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar, të fokusuar në konflikte të tjera të armatosura e shumë të përgjakshme”.
“Ne i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që t’i monitorojnë zhvillimet e fundit në Serbi me shumë kujdes dhe të hartojnë politika dhe vendime në përputhje me vlerësimin real të rrezikut ndaj vendit tonë”.
Instituti “Octopus” i bën po ashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë në konsideratë rrezikun e madh që paraqet qasja revizioniste e Serbisë dhe indoktrinimi militarist i kohëve të fundit, dhe të shqyrtohen edhe mundësitë e sanksioneve për të kufizuar Serbinë dhe për ta shtyrë atë drejt demokratizimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjendet i pajetë shtetasi gjerman në Korçë, ishte i martuar me një shqiptare

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania