LAJMI I FUNDIT:

OBSH paralajmëron: Nga përdorimi jo adekuat i maskave më shumë shkaktohen dëme sesa dobi – mjekët patjetër duhet t’i bartin

OBSH paralajmëron: Nga përdorimi jo adekuat i maskave më shumë shkaktohen dëme sesa dobi – mjekët patjetër duhet t’i bartin

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po vazhdojnë të bëjnë thirrje që të mos vendosen maskat në fytyrë, përveç nëse dikush është i infektuar me coronavirus apo kujdeset për dikë që tashmë është sëmurë nga COVID-19, raporton CNN.

Drejtori i OBSH-së për situata të jashtëzakonshme, Mike Ryan, ka thënë se nuk ekzistojnë dëshmi konkrete që bartja masive e maskave po sjell ndonjë dobi, por ka theksuar se përdorimi jo i duhur vetëm sa mund të shkaktojë më shumë dëme sesa dobi në luftën kundër përhapjes së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se OBSH-ja beson se maskat duhet t’i bartin personat që janë të sëmurë dhe punonjësit shëndetësor, të cilët patjetër duhet t’i kenë gjatë kryerjes së punëve.


“Ekziston një problem global – mungesa e maskave dhe pajisjeve tjera medicinale. Njerëzit që janë më të ekspozuar ngas rreziku i kësaj pandemie janë punëtorët shëndetësor që çdo sekondë rrezikohen. Ndjenja që nuk bartin maska është e tmerrshme”, ka shtuar mjeku Ryan gjatë një konference për media.

Në anën tjetër epidemiologia Maria Van Kerkhove, ka theksuar se është e rëndësishme që t’i jepet përparësi të bartin maska personave që kanë më së shumti nevojë për to, e ata janë punonjësit shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori