LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PP kërkon që në ndryshimet e Kodit Penal të përfshihet amnistia për të dënuarit në rastin e “27 prillit”

OBRM-PP kërkon që në ndryshimet e Kodit Penal të përfshihet amnistia për të dënuarit në rastin e “27 prillit”

OBRM-Partia Popullore përmes një komunikate për media njofton se “para dy vitesh ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal duke shtuar të reja për të reduktuar ambientet tashmë të mbipopulluara të burgjeve”.

“Pastaj ne dolëm me mendimin se është koha që ligjërisht të ndryshohet praktika aktuale e shqiptimit të dënimeve me burg pa dhënë një shans apo asnjë mundësi për të zëvendësuar apo shlyer atë dënim. Prandaj, ne propozuam shlyerjen e gjobës me një tarifë të përcaktuar nga shteti dhe se kjo duhet të zbatohet për gjobat “të buta”.


Me këtë masë në radhë të parë do të plotësohet buxheti i shtetit dhe njëkohësisht do të reduktohet mbipopullimi dhe numri i të burgosurve, që sot është më shumë se i lejuari, pra më shumë se numri i shtretërve të disponueshëm në ambientet e burgjeve”, thonë nga OBRM-PP.

“Duke qenë se ndryshimet e këtij viti në Kodin Penal nuk përfshijnë amnisti për pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit, OBRM-Partia Popullore propozon që në ligj të përfshihet shprehimisht amnisti për të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit. Me një akt të tillë, Maqedonia e Veriut do të tregojë vendosmëri dhe pjekuri për ta mbyllur atë rast dhe përfundimisht për të hapur një proces drejt pajtimit të brendshëm”, thonë nga atje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori