LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qytetarët me muaj thithin ajër të papastër

OBRM-PDUKM: Qytetarët me muaj thithin ajër të papastër

Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Republika e Maqedonisë po ngulfatet! Dje shkupjanët e paguan çmimin më të shtrenjtë të paaftësisë së Qeverisë së Zoran Zaevit i cili gënjente se do ta zgjidhte problemin e ajrit të ndotur”.

Sipas tyre, qytetarët me muaj thithin ajër të mbushur me grimca kancerogjene PM10 që është i dëmshëm për shëndetin e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Stacionet matëse për cilësinë e ajrit në mënyrë të vazhdueshme shënojnë ndotjen enorme të ajrit të ndotur”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se dje stacioni matës te Rektorati ka shënuar 296 PM10 grimca në metër katror, në Qendër 270, Karposh 235 dhe në Komunën e Butelit 220 PM10 grimca për metër kub.


LSDM, thonë nga OBRM-PDUKM, nuk kujdeset për qytetarët që me muaj thithin helm, në vend të ajrit të pastër që premtonin.

“LSDM, Zaev dhe Petre Shilegovi nuk kanë ndërmarrë asnjë masë serioze për uljen e ndotjes së ajrit. Në vend se të investojnë në zgjidhjen e këtij problemi që është plagë kanceri për qytetarët, ata ndajnë mbi 700 mijë euro për lule dhe kafe”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Ata propozojnë më shumë stacione matëse në Maqedoni, subvencione për blerjen e automobilave elektrik dhe peleta, subvencion të llogarive të energjisë elektrike të familjeve sociale të rrezikuara, transport publik falas gjatë ndotjes së ajrit, ndërsa inspektorati vendor dhe ai qendror të punojnë në gjetjen e ndotësve në kushte dimërore për 24 orë.

“Në vend të zgjidhjes së problemit të ajrit të ndotur, karteli kriminal i LSDM-së është i përkushtuar në interesat e veta biznesore dhe pasurim në kurriz të qytetarëve”, kumtojnë nga partia maqedonase opozitare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori