LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qëndrimet tona për Ligjin e gjuhëve nuk kanë ndryshuar

OBRM-PDUKM: Qëndrimet tona për Ligjin e gjuhëve nuk kanë ndryshuar

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tha se ditëve të vijim mund të zhbllokohet puna e Kuvendit me kthimin e opozitës maqedonase.

Nga partia opozitare maqedonase thonë se qëndrimi i tyre në lidhje me Ligjin e gjuhëve nuk ka ndryshuar dhe kërkojnë tërheqjen e tij, duke kërkuar që të ketë debat të gjerë me përfshirjen e ekspertëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Grupet e punës në Kuvend, në të cilat merr pjesë OBRM-PDUKM-ja nuk bisedohet për Ligjin për dygjuhësinë. Qëndrimi i OBRM-PDUKM-së për Ligjin e gjuhëve është i pandryshuar. Ne theksojnë se Ligji i gjuhëve del jashtë Kushtetutës dhe i njëjti është i papranueshëm”, thonë nga OBRM-PDUKM në lidhje me konferencën e Talat Xhaferit.


“Pozicionet e OBRM-PDUKM-së janë të qarta. Nuk duhet të përsëritet gabimi dhe në dyer të vogla, pa debat adekuat, me keqpërdorim të flamurit evropian, të sillen vendime të ndjeshme. OBRM-PDUKM bën thirrje që ligji të largohet dhe të vendoset në debat të gjerë, në të cilin do të merrin pjesë ekspertë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Kalo në kategori