OBRM-PDUKM: Prokuroria ende nuk e ka thirr Kurto Dudushin për dhënie të dëshmisë
Kaluan shtatë ditë dhe nuk ka zgjidhje për rastin me kryetarin e komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush. Zoran Zaev dhe Prokuroria Publike po ruajnë kryetarin e komunës, Kurto Dudush, për të cilin i gjithë opinioni dëgjoi se si e torturonte një njeri në zyrën e tij, akuzojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.
“Shtatë ditë, megjithëse Prokuroria Publike ka prova materiale të dëgjuar nga i gjithë opinioni në Maqedoni, nuk e thirr Dudushin që jap dëshmi, as nga personi tjetër që dëgjohet në inçizim. Shtatë ditë, Prokuroria Publike në vend që ta ndjekë Dudushin për torturim, po heton nëse pamjet janë të ligjshme ose jo. Nëse Maqedonia do të ishte një shtet ligjor dhe me atë të mos udhëhiqte kjo qeveri kriminale deri më tani së paku Dudushi është dashur të thirret për të dhënë dëshmi, ndërsa hetimi do të ishte në fazën e përparuar”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Opozita akuzon Zoran Zaevin dhe Prokurorinë Publike të cilët, siç thonë nga atje, bëjnë përpjekje që në çdo mënyrë ta fshinë rastin me Kurto Dudushin dhe ta shpëtojnë nga përgjegjësia./Telegrafi/.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e Lulzim Vishës, RENEA sërish kontrolle në banesën e Ervis Lamit në Kamëz
AAK nënshkruan deklaratën e zotimit për përfshirjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta në praktikat qeverisëse
Murtezani: Nga pala bullgare kanë ardhur mesazhe se janë të gatshëm për dialog
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë