eksperti ad

Nga parti opozitare OBRM-PDUKM theksojnë se kjo parti angazhohe që me programin e ri të sjellë gazifikimin e plotë të Maqedonisë.

"Një nga prioritetet strategjike të qeverisë së re të OBRM-PDUKM do të jetë prezantimi i gazit natyror për përdorim në amvisëri, industri, NVM, arsim, institucione sociale, lehtësira shëndetësore etj.


Qeveria e re e udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të ndërtojë sistemin e tubacionit të gazit në vend. Në periudhën në vijim, projekti do të përfundojë dhe vihet në veprim me dinamikë të fortë.

OBRM-PDUKM do të ndërtojë tubacionin kryesor të gazit Negotinë - Kavadar - Manastir, Shkup - Tetovë - Gostivar, ndërtimin e tubacionit të gazit Shtip - Radovish - Strumicë - Gjevgjeli. Është parashikuar edhe ndërtimi i tubacionit të gazit Gostivar - Kërçovë, tubacionit të gazit Sveti Nikollë - Veles, Manastir - Resnjë - Ohër - Strugë", thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/