LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Pasi të formojmë qeveri do ta përafrojmë shëndetësinë te qytetarët

OBRM-PDUKM: Pasi të formojmë qeveri do ta përafrojmë shëndetësinë te qytetarët

Nëpërmjet një kumtese të OBRM-PDUKM-së thuhet se “pasi që ta formojmë qeverinë e re, përmes masave reale do të angazhohemi që ta përafrojmë shëndetësinë te qytetarët”.

“OBRM-PDUKM obligohet për rindërtim që do të thotë përforcim të shërbimeve të ndërtimit të tretë dhe ndihmës mjekësor. Kjo do të thotë qasje më të madhe gjatë 24 orëve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Qeveria e re që do të udhëheq OBRM-PDUKM obligohet të rindërtojë, që do të thotë lirim nga procedurat administrative të mjekëve amë”, shprehen nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë do të ndërtohet shëndetësi e orientuar për pacientët për shkak se do të miratohet Strategji nacionale shëndetësore si e bazuar mbi forcimin e shëndetit publik, forcimit të shëndetësisë primare dhe stomatologjisë si dhe optimizimi të sistemit shëndetësor.

“Vota për OBRM-PDUKM-në është votë për rindërtim, ndërsa vota e LSDM-së është votë për krimin. LSDM asnjëherë nuk do të ndryshojë, do të mbesë parti e kapur nga Zaevi dhe Sheqerinska që janë mbetjet e fundit të tranzicionit kriminal”. Për të shpëtuar Maqedoninë, kriminelët tranzicional duhet të dënohen për dëmet që i bënë”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi