LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nuk kemi dhënë leje për hyrje në Kuvend

OBRM-PDUKM: Nuk kemi dhënë leje për hyrje në Kuvend

Sipas OBRM-PDUKM-së, hapat që po ndërmerr Republika e Serbisë me tërheqjen e stafit të ambasadës në Shkup, si dhe deklaratat e politikanëve serb që nuk përputhen me deklaratat e përfaqësuesve të Maqedonisë tregojnë se ka detale me të cilat publiku nuk është i njoftuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM kumtojnë se kanë shpresë që qeveritë e Maqedonisë dhe Serbisë do t’i pastrojnë detalet në lidhje me krizën diplomatik dhe se do ta informojnë publikun për këtë. Ndriçimi i kësaj afere, përveç se do të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësit, do të çojë drejt normalizimit të marrëdhënueve ndërmjet dy shteteve fqinje.

‘OBRM-PDUKM, duke pasur parasysh se tani është në opozitë, në suaza të mundësive që ka, bëri kontrollim dhe vërtetoi se as MPJ, as qeveria, as kuvendi dhe as MPB, nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë dhe nuk kanë dhënë leje të tillë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM, në lidhje me deklaratën e djeshme të kryetarit serb Aleksandar Vuçiq se hyrja e agjentit serb Goran Zhivaljeviq ka qenë me leje të autoriteteve të Maqedonisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

Arsim
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori