Qeveria e haraçxhinjëve të Zoran Zaevit dhe LSDM-së është një fatkeqësi natyrore për ekonominë e Maqedonisë, thuhet në deklaratën e partisë opozitare OBRM-PDUKM.

“Zoran Zaev dhe LSDM në vend të jetës që ata premtuan për tre vjet, sollën mjerim jetën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Politikat e gabuara ekonomike dhe rritja e taksave nga LSDM kanë shkaktuar dëme të mëdha te qytetarët dhe bizneset në vend.

Cunami ekonomik si dhe haraçi i realizuar nga qeveria çdo ditë varfërojnë qytetarët, shkatërrojnë bizneset dhe pengojnë investitorët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se në një situatë kur rajoni po përjeton rritje ekonomike dhe rritje rekord të investimeve të huaja direkte, Maqedonia me LSDM-në ka një rënie rekord prej 84.2% për periudhën janar-qershor në krahasim me vitin e kaluar.

“LSDM shpenzon buxhetet më të larta në historinë e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ata nuk kanë bërë ndonjë projekt zhvillimi që do të nxisë ekonominë dhe qytetarët nuk kanë parë ndonjë përfitim”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUK-së./Telegrafi/