LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon që shteti të përgjysmojë menjëherë akcizën për derivatet e naftës

OBRM-PDUKM kërkon që shteti të përgjysmojë menjëherë akcizën për derivatet e naftës

OBRM-PDUKM përmes një komunikate shprehet se çmimet e reja të derivateve të naftës janë për shkak të paaftësisë së qeverisë e cila para 4 muajve ka ditur për agresionin rus.

“Qeveria e paaftës nuk ndërmerr asgjë për të parandaluar rritjen e çmimeve”, thonë nga kjo parti duke kërkuar që shteti duhet të përgjysmojë akcizën për derivatet e naftës.

Sipas tyre, me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, rrezikohet standardi i qytetarëve të cilët po ashtu kanë rritje edhe te prodhimet.


“Rritja e çmimit te dizelli për 10 denarë dhe te benzina për 5.5 denarë për litër do të rrisin edhe çmimin e transportit, shërbimeve dhe mallrave. Kjo rritje e re do të nxis edhe largime nga puna dhe mbylljen e biznesve të mesme”, shprehen nga kjo parti.

Ata akuzojnë LSDM-në se në vend që të mbrojë qytetarët nga çmimet e reja, bëri kaos gjatë këtyre ditëve në pompat e benzinës.

“OBRM-PDUKM përmes grupi parlamentar në Kuvend propozoi ulje prej 50% të akcizës për derivatet e naftës. Ky propozim u hodh poshtë nga LSDM dhe BDI. Menjëherë duhet të pranohet ky propozim dhe të parandalohet rritja e çmimeve”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori