LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon nga LSDM që të mos shpejtojë me ligjin për regjistrimin e popullsisë (Video)

OBRM-PDUKM kërkon nga LSDM që të mos shpejtojë me ligjin për regjistrimin e popullsisë (Video)

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski në konferencën e sotme për shtyp tha se Zoran Zaev vazhdon me praktikën e tregtisë me interesat më të larta kombëtare dhe shtetërore vetëm për të mbajtur sa më gjatë që të jetë e mundur në pushtet.

“Këtë herë ai vendosi në mënyrë kontrabanduse, pa u konsultuar, të hartojë një ligj për regjistrimin, i cili pas një recete të provuar i vendosi flamur evropian mbi të. Zaev me këtë i shkurton diskutimet dhe shtyn mundësinë për argumentim real në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për gjërat thelbësore që varen nga proceset e shumta në Republikën e Maqedonisë. Ky shpejtim tregon tendencë për të miratuar një ligj të përgatitur jashtë standardeve të Eurostat dhe organizatave relevante ndërkombëtare që kanë të bëjnë me regjistrimin”, tha Stoilkovski.

Ai tha se tani Zaev po përpiqet me në një procedurë të shpejtë parlamentare të kalojë një tekst ligjor mbi kryerjen e regjistrimit, pa konsultime paraprake dhe pa një debat publik të vërtetë mbi të cilin do të përcillen pikëpamjet e opozitës dhe qytetarëve. Propozim ligji për regjistrim të premten u dërgua nga propozuesi – Ministria e Drejtësisë në Kuvend, dhe tashmë të hënën në mëngjes u vendos në debatin e Komitetit të Çështjeve Evropiane, ku u dërgua me një flamur evropian.

“Ky shpejtim në procedurat për miratimin e një teksti të tillë, pa kohë të mjaftueshme për diskutim, lë dyshime në lidhje me përmbajtjen dhe synimet e vërteta të Zoran Zaev”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së.

Ai shtoi se nëse qeveria vendos të vazhdojë në mënyrë të tillë që të miratojë një vendim ligjor për të kryer një regjistrim i cili lë mundësinë e dyshimit për rezultatet e regjistrimit, ai lë mundësinë që OBRM-PDUKM dhe një numër të madh qytetarësh të mos marrin pjesë në regjistrimin e organizuar në një mënyrë të kundërta me proceset demokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Biseda e Shabanit me oficerin e BIA-s, Musliu: Neveritëse ta dëgjosh një shqiptar kështu - ndaleni këtë tradhti kombëtare

Biseda e Shabanit me oficerin e BIA-s, Musliu: Neveritëse ta dëgjosh një shqiptar kështu - ndaleni këtë tradhti kombëtare

Lajme
Përgjimi i dytë i të dyshuarit për spiunazh, konfirmohet takimi i Bedri Shabanit me oficerin e BIA-s serbe

Përgjimi i dytë i të dyshuarit për spiunazh, konfirmohet takimi i Bedri Shabanit me oficerin e BIA-s serbe

Drejtësi
Kosova i vendos sanksione shtesë Rusisë, sanksionon edhe Republikën Islamike të Iranit

Kosova i vendos sanksione shtesë Rusisë, sanksionon edhe Republikën Islamike të Iranit

Lajme
Rama: “Shota”, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”

Rama: “Shota”, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”

Lajme
Dëbohet kosovari i cili jetonte në Gjermani nga viti 1989

Dëbohet kosovari i cili jetonte në Gjermani nga viti 1989

Lajme
Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian

Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian

Lajme
Kalo në kategori