LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Borxhi publik i shtetit është dyfish më i lartë se të ardhurat e përgjithshme buxhetore

OBRM-PDUKM: Borxhi publik i shtetit është dyfish më i lartë se të ardhurat e përgjithshme buxhetore

Ribalanci i Buxhetit u gjend në debat të komisionit amë. Ky është rebalanci i parë i buxhetit shtetëror për këtë vit, me të cilin planifikohet të shpenzohen 300 milionë euro më shumë se sa është planifikuar. Sipas projeksioneve, ana e të ardhurave duhet të jetë 222,6 miliardë denarë, që është 4,7% mbi buxhetin e projektuar për këtë vit, ndërsa të dalurat janë projektuar në nivel prej 268,8 miliardë denarë përkatësisht 8,6% më shumë se sa janë projektuar paraprakisht. Me ribalancin parashikohet edhe zmadhim i vrimës në buxhet, përkatësisht deficiti do të jetë 6,5% nga BPV-së. Dje, ministri i financave Fatmir Besimi në intervistë për “TV21” tha se nuk pret obstruksione nga opozita. Në seancën e sotme, para deputetëve rebalancin e mbrojti zëvendës ministri Kovaçevski.

“Konsolidimi i planifikuar fiskal përfshin tre aspekte kryesore. Përmirësim i pagesës së të ardhurave buxhetore përmes masave për zvogëlim të ekonomisë gri, masave për parandalim të korrupsionit dhe përmes kontrolleve të përforcuara të inspektorëve. Ulje dhe ristrukturim të të dalurave buxhetore përmes shkurtimit të shpenzimeve që nuk janë prioritet, përmes përkrahjes më të madhe të sektorit privat dhe inovacioneve”, theksoi Dimitar Kovaçevski – zëvendësministir i Financave.


Ribalanci është karakteristikë e pushtetit jo përgjegjës, kritikoi opozita. Borxhi publik i shtetit është dyfish më i lartë se të ardhurat e përgjithshme buxhetore, paratë shpenzohen në mënyrë të papërgjegjshme, ndërsa sa u përket investimeve të huaja jemi të fundit në rajon, tha Timço Mucunski nga OBRM-PDUKM-ja.

“Borxhi publik në Maqedoni tashmë e arriti nivel më të lartë në historinë tonë. Të gjithë ne kemi borxh prej mbi 7 miliardë euro, që është 63% nga BPV-ja. Asnjëherë më parë nuk kemi qenë më shumë në borxh. Vauçerët ishin dhe ende nevojiten për ata të cilët për shkak të krizës me Kovid nuk mundeshin të punonin ose kishin vëllim të punës të zvogëluar në mënyrë drastike. Qytetarëve u nevojiten vende të punës për shkak se nga vauçerë nuk jetohet”, deklaroi Timço Mucunski nga OBRM-PDUKM.

Për ribalancin e buxhetit janë dorëzuar 222 amendamente prej të cilave 153 janë nga OBRM-PDUKM-ja. Debati i Komisionit do të zgjasë 10 ditë, ndërsa pastaj rebalanci shkon në seancë plenare ku debati vazhdon edhe 5 ditë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori