LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM akuzon Grubin dhe Kovaçevskin: Me flamur të BE-së përhapin krimin dhe vjedhin popullin

OBRM-PDUKM akuzon Grubin dhe Kovaçevskin: Me flamur të BE-së përhapin krimin dhe vjedhin popullin

Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski, sipas OBRM-PDUKM-së, nuk e heqin nga goja Bashkimin Evropian, por cdo ditë, sipas kësaj partie, abuzojnë me vlerat e BE-së.

“Tashmë ndryshimet e pesë ligjeve që lidhen me realizimin e dyshimtë, ose më saktë kriminal të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, do të barten me flamurin e popullarizuar europian ose lexo: pa debat në Kuvend. Bëhet fjalë për një sërë ligjesh që janë saktësisht në kundërshtim me vlerat evropiane, si dhe me të drejtën pozitive në Maqedoni. Një javë pune 60 orëshe nuk mund të jetë vlerë evropiane, kur është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me parimet evropiane. Nuk mund të jetë vlerë evropiane dhënia ‘në mënyrë eksprese’ e licencës për shfrytëzimin e burimeve minerale pa një procedurë të detajuar që mbulon mbrojtjen e mjedisit, zonave arkeologjike, burimeve natyrore dhe të ngjashme. Nuk mund të jetë vlerë evropiane të mos pranosh dhe të mos respektosh ligjet e tua kombëtare”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Me këtë, sipas OBRM-PDUKM-së, Grubi dhe Kovaçevski po keqpërdorin vlerat evropiane, po keqpërdorin BE-në, të gjitha, sipas kësaj partie, për të mbushur xhepat dhe për të vjedhur popullin.


“Grubi dhe Kovaçevski praktikojnë vetëm dhunë dhe krim. Kjo që po bëjnë është krejtësisht kundër vlerave evropiane, parimeve të BE-së. Këtë sot ua kanë thënë qartë përfaqësuesit e BE-së në vend. Grubi dhe Kovaçevski po keqpërdorin mekanizmin e votimit të ligjeve me flamur evropian për të vjedhur në emër të BE-së. Me këtë vetëm po e dëmtojnë Maqedoninë. Grubi dhe Kovaçevski i pranojnë çdo ditë gabimet e tyre, pasi dje Grubi pranoi se është nënshkruar një marrëveshje që parashikon pagesën e gjobave prej mbi 150 milionë eurosh, por nuk thotë se tashmë ka arritur detyrimi për t’i paguar”, thuhet më tej në reagim.

OBRM-PDUKM kërkon nga Grubi dhe Kovaçevski që të mbajnë përgjegjësi dëmin që, siç shprehen, i bëjnë Maqedonisë dhe qytetarëve të saj./KlanMacedonia

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori