LAJMI I FUNDIT:

O’Brien: Serbia t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës, Kosova ta bëjë Asociacionin

O’Brien: Serbia t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës, Kosova ta bëjë Asociacionin

Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, James O’Brien, ka bërë thirrje për përgjegjësinë e Serbisë rreth incidentit në Banjskë.

Ai tha se duhet të ketë përgjegjësi ligjore për individët e involvuar në sulmin e armatosur ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

O’Brien thekson gjithashtu mbështetjen e fortë të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe vlerëson vizitat që shefi i diplomacisë së BE-së, Miroslav Lajçak, po bën në rajon, duke vizituar kryeqytetet Prishtinë dhe Beograd.


Diplomati amerikan përmendi po ashtu zgjedhjet e reja në veri, për të cilat tha se duhet të ndodhin pa vonesa, si dhe Asociacionin.

“Vlerësoj iniciativat e Miroslav Lajçak për të takuar Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin. SHBA-ja ofron mbështetje të palëkundur për dialogun që udhëhiqet nga BE. Është jetike që marrëveshjet të zbatohen në mënyrë të plotë, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe”.

Avokati Jovanoviq: Rasti Radoiçiq ende në ngërç, shkelja e të drejtave të Sanduloviqit kaloi në heshtje në Serbi
Lexo po ashtu Avokati Jovanoviq: Rasti Radoiçiq ende në ngërç, shkelja e të drejtave të Sanduloviqit kaloi në heshtje në Serbi

Duhet të zhvillohen zgjedhjet lokale të reja në veri të Kosovës pa vonesa, ndërsa duhet të ketë koordinim të mjaftueshëm para implementimit të rregulloreve të reja monetare. Shteti i Serbisë duhet të mbajë llogaridhënë individët për përfshirjen e tyre në sulmin e Banjskës”, shkroi O’Brien në rrjetin social “X”.

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL së fundmi ka lëshuar një flet-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ky flet-arrest lidhet në lidhje me sulmin e armatosur të 24 shtatorit në Banjskë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori