LAJMI I FUNDIT:

Obiliq, 20 persona presin rezultatet e testit për COVID-19

Obiliq, 20 persona presin rezultatet e testit për COVID-19

Mbrëmë në komunën e Obiliqit pozitiv me COVID-19 ka rezultuar një person, ndërsa sot në pritje të rezultatit të testit janë edhe 20 të tjerë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi i cili tha se aktualisht gjendja me COVID-19 në këtë komunë është e menaxhueshme dhe se aktiv në këtë komunë me këtë virus janë edhe 8 persona.


Ai thotë se këto 8 raste përfshijnë 2 familje dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“E kemi një rast që ka qenë rast kontakti me Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë dhe pastaj e kem edhe një rast tjetër që është bartur nga një person kontakti në KEK dhe tani dje është bërë edhe hulumtimi me personat tjerë kontaktues dhe nga rezultatet e fundit i kemi edhe gjashtë të tjerë kryesisht janë familjar, rastet e fundit dhe shpresojmë të përmbyllet me aq… Gjendja shëndetësore e tyre është relativisht e qetë, IKSHP po bënë përpjekje maksimale për identifikimin e rasteve të kontaktit të tjera dhe shpresojmë që edhe sot i kemi 20 veta në test në IKSHP dhe të shohim rezultatet përfundimtare”, theksoi Gashi për KosovaPress.

Ai tha se qytetarët janë relaksuar mjaftë shumë ndonëse edhe pjesëtarë të Inspektoratit dhe Policisë së Kosovës janë duke e kryer punën e tyre.

“Vërehet dukshëm një lëvizje e lirë e qytetarëve edhe të lë përshtypjen sikurse ditë e zakonshme…Edhe inspektorët dhe policia janë duke e bërë të njëjtën punë por duhet të plotësohet me ligje të reja të cilat janë mundësi që edhe komunat të nxjerrin rregullore, pastaj për të shqiptuar edhe gjoba. Njëherë për njëherë janë duke bërë lëvizje por ju e dini që vendimet e mëhershme antikushtetuese dhe shpesh edhe vetë qytetarët por i përdorin këto sikur njëfarë forme kot më gjobit unë do vazhdoj, gjë që nuk është e mirë sepse nuk mendoj që gjoba duhet të jetë ajo që e ndalon një qytetar”, tha Gashi për KosovaPress.

Xhafer Gashi i cili është edhe nënkryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës foli edhe për takimin e djeshëm që kanë zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai madje thotë se komuna do respektojnë çdo vendim që vjen nga autoritet më të larta vendore me qëllim të parandalimit të COVID19.

“Ne biseduam për të gjitha temat që na preokupojnë si komuna dhe u dakorduam që në vazhdimësi si komuna edhe pse janë hequr të gjitha masat që të përcjellim mesazhet tek qytetarët që ata të jenë të kujdesshëm sepse virusi COVID19 ende është në mesin tonë dhe mbi të gjitha duhet t’i shkurtojmë lëvizjet jashtë familje e gjatë gjithë kohës duhet të jemi të kujdesshëm me masa mbrojtëse dhe duke pasur parasysh në këtë rast maskën, ruajtjen e distancës dhe të gjitha rekomandimet tjera që vinë nga IKSHP”, deklaroi ai.

Nga 13 marsi kur edhe u shënua rasti i parë me COVID19 në Kosovë e deri më tani kanë rezultuar pozitiv me këtë pandemi 1263 persona, prej tyre 912 janë shëruar kurse 31 kanë vdekur./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori