LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit në Maqedoni iu nënshtruan provimit të maturës shtetërore

Nxënësit në Maqedoni iu nënshtruan provimit të maturës shtetërore

14,391 nxënës nga të gjithë shkollat e mesme në vendi sot iu nënshtruan provimit të maturës shtetërore në gjuhën e huaja. Provimi ka filluar në orën 10 të mëngjesit dhe ka përfunduar në orën 13. Në kuadër të maturës shtetërore nxënësit i nënshtrohen 4 provimeve dhe detyrë-s projektuese, nga të cilët eksterne janë 3 lëndë, me detyrim për të gjithë nxënësit është gjuha amtare. Nga drejtoria e gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup thanë se procesi i testimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.

“Gjithsej testohen 543 nxënës dhe të gjithë janë të pranishëm,provimi ka filluar në kohë dhe gjithëcka është në rregull.Provimet e ardhshme janë më 9 qershor në Gjuhën shqipe dhe provimet tjera me 11 dhe 13 qershor”, deklaroi Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”.

Nxënësit e anketuar për Alsat u shprehen se provimi i maturës shtetërore është i nevojshëm dhe ndihmues për arsimin e mëtutjeshëm.


Testimi zhvillohet me metodën e llojit laps-letër. Kandidatë të cilët në sesionin e qershorit nuk do të mund të kalojnë një pjesë apo të gjitha provimet e maturës shtetërore, për shkaqe të ndryshme dhënien e provimit mund ta realizojnë në sesionin e gushtit. Provimet do t’i ndjekin edhe mbikëqyrës të autorizuar, të punësuar pranë: Qendrës Shtetërore të Provimeve, Byro-së për Zhvillimin e Arsimit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës për Arsimim Profesional dhe Trajnim dhe institucioneve të tjera kompetente për arsim në Republikën e Maqedonisë.

Rezultatet preliminare të provimeve eksterne për kandidatët do të jenë të qasshme në afat prej 30 ditësh nga realizimi i provimit të fundit ekstern. Për kandidatët të cilët nuk ankimojnë, rezultatet preliminare janë përfundimtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori