LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit konsumuan kokainë duke menduar se është sherbet (Foto)

Nxënësit konsumuan kokainë duke menduar se është sherbet (Foto)

Në një shkollë fillore në Dorset të Anglisë, katër nxënës kanë konsumuar kokainë, të cilën e kanë përzier me ujë në formë sherbeti.

Fëmijët që janë në mes të nëntë dhe 13-vjeçar, janë dërguar në spital, pasi kishin marramendje dhe gjendje jo normale, shkaku i substancës dehëse, transmeton Telegrafi.


Nuk është bërë e çartë se si kanë rënë në kontakt me materien e ndaluar, por mësohet se një burrë është arrestuar lidhur me rastin.

Menduan se me kokainë bëhet sherbet

“Kemi pranuar katër pacientë të mitur, që kishin gjendje mjaft të rëndë. Pas kontrollit dhe qëndrimit njëditor në spital, janë lëshuar në shtëpi sepse shëndeti tyre është i është kthyer normalitetit”, ka thënë mjeku kujdestar.

Besohet se ata kanë menduar se kokaina është ndonjë pluhuri i ëmbël, që përzihet me ujë dhe përdoret si freskues.

Zyrtarët e shkollës u kanë kërkuar prindërve, t’ju bëjnë presion fëmijëve që të mos përdorin gjëra të tilla që jepen në mënyrë të paautorizuar. /Telegrafi/