LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollave të mesme në Kërçovë protestojnë kundër mësimit online

Nxënësit e shkollave të mesme në Kërçovë protestojnë kundër mësimit online

Një pjesë e nxënësve të dy shkollave të mesme në Kërçovë sot protestuan dhe kërkuan mësim me prezencë fizike në shkollat e tyre.

Protesta me moton ‘Mësim për të gjithë’ e që është kundër mësimit online filloi në sheshin e qytetit dhe përfundoi para dy shkollave të mesme.


Në protestë morën pjesë nxënës që mësojnë edhe në gjuhë shqipe dhe në gjuhë maqedonase dhe sipas tyre, mësimi onlinë nuk është i përshtatshëm dhe nuk do t’i japë rezultatet e duhura.

Drejtori i shkollës ‘Drita’, Festim Ahmeti tha se solidarizohet me nxënësit por sipas autoriteteve, shkollat e Kërçovës nuk kanë kushte për mbajtjen e mësimit me prani fizike.

“Morëm mbështetjen edhe nga Këshilli i komunës për kërkesën tonë, por autoritet konsiderojnë se në shkollat tona nuk ka kushte për mësim me prani fizike”, tha Ahmeti./Telegrafi/