LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollave “Maarif” arritën rezultate të jashtëzakonshme në Paris

Nxënësit e shkollave “Maarif” arritën rezultate të jashtëzakonshme në Paris

Nxënësit e shkollës “International Maarif Schools of Kosova”, dega në Prishtinë, në bashkëpunim me Qendrën Infinit kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në finalen e madhe në Olimpiadën STEM të organizuar në Paris.

Në një njoftim për media thuhet se Maarif School, është ndër shkollat ​​që fituan më së shumti medalje dhe çmime në këto gara.


“Kushtrim Kajoshi, njëri nga nxënësit e Degës së Prishtinës, i cili përfaqësoi Kosovën në finalen e madhe të Olimpiadës STEM që u mbajt në Paris, zuri vendin e dytë në botë. Përveç kësaj, Kushtrim Kajoshi fitoi një medalje të artë në shkencë dhe një medalje të argjendtë në matematikë. Nxënësja Erta Tejeci fitoi medalje të argjendtë në shkencë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu medalje të artë në matematikë në fushën e kodimit fitoi edhe nxënësi Ron Shllkau.

Fatbardh Mulaku fitoi medalje të bronztë ë shkencë, kurse Emir Lezi fitoi një medalje të artë në shkencë dhe Omar Gashi një medalje nderi në matematikë.

“Nxënësit tanë arritën një sukses të shkëlqyer duke u kthyer në Kosovë me gjithsej 8 medalje. Ky sukses u arrit falë mbështetjes së ofruar nga Banka Kombëtare Tregtare. Ne i përgëzojmë për rezultatin e arritur dhe ju urojmë atyre suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori