Nxënësit e Nerezit të Epërm, 7 kilometra në këmbë për të arritur në shkollë

Mbi 30 nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm, nga lagjja Nerez i Epërm i Komunës së Karposhit thuajse çdo të dytën ditë ballafaqohen me mungesë të transportit publik. Që të mbërrijnë në shkollën fillore “Vëllazërimi” në Nerez ata bëjnë rrugë në këmbë deri në 7 kilometra. Ekipi i Alsat shoqëroi nxënësit në këtë rrugë pasi autobusi më numër 28 edhe kësaj here nuk erdhi në Nerez të Epërm.
“Autobusi tash duhet të vijë por nuk ka ardhur, është vonuar”.
“Problemi më i madh është se tash po afrohet dimri edhe ne nuk mundemi të shkojmë në këmbë se ka shumë borë, edhe shi kur ka nuk mundemi të shkojmë se lagemi. Këtu ka qen, kafshë të egra, sidomos natën të kthehemi është shumë frikë”.
“Është e vështirë, duhet të shkojmë në këmbë kur nuk ka. Kur mbarojmë në 6 pasdite, duhet të presim deri në ora 7”.
Mungesa e transportit shpesh herë ka ndikuar që nxënësit e shkollës së mesme të vonohen ose të humbin orë nga mësimi.
“Vonohemi, u tregoj që nuk ka autobus dhe na bëjnë mungesat me arsye. Nuk mundemi të shkojmë çdo ditë me makina, ka shpenzime. Dy orët e fundit i lëmë se nuk ka autobus. U humbim mësimet, nuk jemi në orë, duhet të vijmë në shtëpi se nëse nuk vijmë nuk ka autobus”.
Banorët e Nerezit të Epërm të revoltuar nga mungesën e transportit të rregullt publik. theksuan se detyrohen të marrin fëmijët nga shkolla, posaçërisht kur janë në ndërrimin e pasdites.
“Prej këtu deri te shkolla i ka 7 kilometra. Në qoftë se shkon dhe vjen në këmbë i bëhen 14 kilometra. Beso që nisen në këmbë. Dikush prej nesh, edhe pse nuk i kemi fëmijët tanë i marrim dhe i dërgojmë me makinë, por kjo nuk është zgjidhje, nuk jemi çdo herë të lirë, jemi të angazhuar me punët e përditshme”, tha Sami Demiri, banor i Nerezit të Epërm.
Nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike nuk dhanë asnjë sqarim për mungesën e autobusit në këtë lagje, pavarësisht pyetjeve të dërguara nga Alsat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Raporti i ‘Freedom House’: Situata e pandryshuar nga një vit më parë për Kosovën dhe Shqipërinë

BDI nënshkruan një deklaratë në përputhje me Strategjinë e SHBA-së kundër korrupsionit

“Bufin do e prezantojmë me noc rrokun”- Rama thumbon Berishën dhe SPAK-un

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe