Nxënësit e Gjimnazit në Mitrovicë fitojnë vendin e parë në garat regjionale të volejbollit

Nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë kanë fituar vendin e parë në garat regjionale të volejbollit.
Kështu ka njoftuar drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, shkruan Telegrafi.
“Në garat regjionale të volejbollit, nxënësit e Gjimnazit "Frang Bardhi", ekipi i djemve zunë vendin e parë. Suksese në garat shtetërore”, ka thënë Kadriu.
Ndërsa, Gjimnazi “Frang Bardhi” ka thënë se kjo është arritur me “pasion në zemër, bashkim në fushë dhe fitore në duar”.
Thuhet se pas fitores në garat regjionale, ata tashmë sinojnë edhe fitoren në nivel qendror.
“Me pasion në zemër, bashkim në fushë dhe fitore në duar, nxënësit tanë shkëlqyen në garat regjionale në disiplinën e volejbollit dhe synojnë majat republikane”, thuhet në njoftimin e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë. /Telegrafi/


















































