Policia e Moskës është duke hetuar një vrasje që ka shokuar Rusinë, pasi nxënësi i një shkolle profesionale ka vrarë profesorin gjatë pauzës, dhe më pas i kishte postuar në rrjetet sociale fotografitë dhe kishte në fund kishte mbytur edhe veten.

Andrey Emelyannikov 18-vjeç dhe profesori i tij Sergei Danilov 44-vjeç kishin pasur mosmarrëveshje, ka bërë të ditur një burim brenda policisë, transmeton Telegrafi.


Por, ajo çfarë mbetet e paqartë nëse fyti i tij ishte prerë në afekt apo thjesht ishte diçka e planifikuar më parë. Sipas të njëjtave burime, Emelyannikov nuk po ndiqte mësimet për më shumë se dy javë, veprim ky që kishte nervozuar tej mase profesorin.

2 9

Emelyannikov kishte publikuar fotografitë në profilin e tij në rrjetin social rus V Kontakt, e cila prej atij momenti është bllokuar. Në njërin imazh shihet thika e mbuluar në gjak, të cilën e mbanë në dorë nxënësi para trupit të masakruar të profesorit.

Sipas medieve ruse, trupin e pajetë të profesorit e kishte gjetur një profesor tjetër, ku afër kufomës ishin thika dhe sharra elektrike që janë përdorur për ta masakruar.

Danilov ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, ndërsa nxënësit dhe kolegët e profesorit kanë treguar se çfarë persona në të vërtetë ishin vrasësi dhe viktima.

3 9

Për Danilovin kanë thënë se ishte i sjellshëm dhe i afërt, por njëherit kërkonte disiplinë pasi ishte edhe ushtarak. Kur dikush i bënte probleme gjatë ligjëratave, nxënësit i detyronte të bënin pompa, dhe rrallë herë ngrinte tonin apo e ofendonte dikë. Ka qenë i respektuar në mesin e kolegëve.

Ndërkaq, sa i përket Emelyannikovit, ai është rritur me nënën dhe sipas fjalëve të saj, kohën e lirë e kalonte duke luajtur video-lojëra, duke dëgjuar muzikë të zhanrit “heavy metal” dhe përkthente revistat e huaja në gjuhën ruse. /Telegrafi/